‘Ligji i Luftës me Greqinë do të hiqet së shpejti’

Në “Studio e Hapur” në News24, Bushati tha se Shqipëria ka kërkuar shfuqizimin me një akt ekuivalent të së drejtës greke. Ai theksoi se nuk ka datë se kur do të ndodhë kjo por se do të jetë e afërt.“As ne e as pala greke nuk del dot para mediave publikisht për të shpjeguar në mënyrë shteruese platformën e negociimit se për sa kohë është duke u zhvilluar do dëmtonte ecurinë e këtij procesi. Kur ulesh në tryezë për çështje që kanë 70 vjet nuk është e thënë që për të gjitha çështjet do arrihet dakordësia. Për çështjen e ligjit të luftës ne kemi hap përpara shumë pozitiv. Kemi njohjen e kësaj çështje si një çështje problematike. Kotzias e ka konsideruar një relike, absurde të së shkuarës. Ne kemi kërkuar të shfuqizohet me një akt ekuivalent të së drejtës greke”, deklaroi Bushati.I pyetur se si do bëhet kjo gjë, me dekret presidenti apo do çohet në parlament, ministri sqaroi se nga Shqipëria është kërkuar të shfuqizohet në një akt ekuivalent.“Me një akt ekuivalent të së drejtës së brendshme greke. Nëse ligji shfuqizohet me një akt të ngjashëm me atë që është miratuar. Nuk bëhet as me marrëveshje. Jemi në një rrugë të sigurt të shfuqizimit të ligjit të luftës nga ana e autoriteteve greke. Nuk mund t’ju them datë por do jetë e afërt”, theksoi Bushati./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button