Ligji i luftës, deti dhe çamët/ Rama: Ja çfarë fola me Tsiprasin
Kreu i qeverisë Edi Rama, në mbledhjen e grupit të PS-së, ka zbardhur disa detaje në lidhje me takimin që pati me homologun e tij grek Aleksis Tsipras.Rama thekson se shumë shpejt do të shënohet edhe momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik mes dy vendeve, sa i takon çështjeve të mbetura pezull.Kreu i ekzekutivit tha se pjesë e këtij dokumenti strategjik do të jetë çështje sensitive, si ajo e ligjit të luftës, marrëveshja detare, çështja çame, etj.“Jemi në një moment pozitiv në dialogun me Greqinë, ashtu sikundër e shprehu publikisht edhe kryeministri grek. Pajtohem me përshtypjet se momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik mes dy vendeve tona është shumë afër.Natyrisht duhet të presim përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu gdhe negociatash për një sërë temash që prekin harkun e 70 viteve, duke filluar nga ligji absurd i luftës, e duke vazhduar për tema që për ne kanë një rëndësi të veçantë, si marrëveshja për detin, si dhe garantimi i të drejtave të gjithë qytetarëve shqiptarë, sidomos atyre që i përkasin komunitetit çam, për të pasur lëvizje të lire dhe t papenguar nga historitë t e shkuarës. Si dhe për të pasur çdo të drejtë ligjore sa i takon pretendimeve të pronësisë.Po kështu synohet lehtësimi i të gjithë marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve që kanë emigruar në Greqi, në aspektin e burokracive, të lëvizjes, dhe besoj se përfundimi i procesit dhe garantimi i këtyre marrëdhënieve përmes vënies në funksionim të vulës, dhe po ashtu përmes përfundimit të një marrëveshjeve mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara”, tha Rama./ZgjohuShqiptar.info