Kosova rinjihet si shtet nga Guineja-Bisau

Kosova është rinjohur si shtet i pavarur nga Guineja-Bisau.

Lajmin e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.Zyberaj për lajmi.net ka thënë se dokumenti i ri si notë verbale që ka ardhur më 24 janar në Kosovë dëshmon rinjohjen nga Guineja-Bisau.Ai ka thënë se notën verbale e ka marrë edhe Serbia.Rinjohja nga Guineja-Bisau vjen pasi shteti afrikan u raportua të ketë tërhequr muaj më parë njohjen e pavarësisë së vendit.Lajmi për tërheqjen e njohjes për Kosovën nga Guineja-Bisau ishte raportuar fillimisht nga mediat serbe më 17 nëntor të vitit të kaluar.Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, qe mburrur se kishte arritur të bindte shtetin afrikan të shfuqizonte njohjen për Kosovën./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button