Indeksi i lirive ekonomike, Shqipëria e 32-ta nga 159 vende të botës
“Human Freedom Index” rendit Shqipërinë në vendin e 32-të në botë, ndër 159 ekonomi të ndryshme të globit për liritë ekonomike. Në raportin e publikuar së fundmi Shqipëria po ashtu renditet në vendin e 52-të në indeksin e lirive njerëzore.“Human Freedom Index” është një matës global i lirive personale, civile si dhe ekonomike.Sipas këtij raporti, Shqipëria regjistron performancën më të mirë në atë që i referohet sigurisë së parave, ose “sound money”.Sound money i referohet stabilitetit të parasë, pra shanseve që ka monedha e një vendi që të vlerësohet apo zhvlerësohet në një periudhë të shkurtër kohore. Siç shihet qartë, në këtë indikator, pikëzimi është në të gjithë nën-indikatorët shumë pranë notës maksimale, që është nota 10 raporton ata.