(FOTOT) Si ishin kartëmonedhat shqiptare Lek që nxorën jashtë “loje” Frangun në 1947!
Në vitin 1947 do të miratohej dekretligji që do të hiqte nga qarkullimi kartëmonedhat e quajtur Frang. Dekretligji i vitit 1947 parashikonte edhe emetimin e një emisioni të ri. në këtë mënyrë, njësia bazë e monedhës në vend do të caktohej Leku e si rrjedhojë frangu nuk do të përdorej më. Raporti i ri i këmbimit që i përcaktuar në vitin 1947 do të ishte 1 frang i vitit 1945= me 9 lekë të vitit 1947.Përmes kësaj lëvizje, në qarkullim do të mbeteshin vetëm kartëmonedhat Lek.Kartëmonedhat 10, 50, 100, 500 dhe 1000 lekë të emetuara në 1947 kishin të njëjtën simbolikë (stemën e re të shtetit shqiptar dhe një ushtar) me përjashtim të shifrës dhe ngjyrës./ZgjohuShqiptar.info





