FOTO: 1937, kur Naimi rivarrosej në Tiranë (dhe një monument i zhdukur)

Kjo fotografi është bërë në vitin 1937.Tregon një moment nga ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Naim Frashërit.Pikërisht më 1937 ato u sollën në Tiranë nga Stambolli dhe u varrosën pranë Kryegjyshatës Bektashiane.3 vjet më pas, një varr monumental për Naimin u ndërtua në oborrin e madh të Kryegjyshatës.Për fat të keq në 1967, kur institucionet fetare u mbyllën dhe eshtrat e Naim Frashërit u nxorën sërish për t’u vendosur në varrin e përbashkët me vëllezërit e tij Abdyl dhe Sami në Kodrat e Liqenit, varri monumental u shkatërrua.Sipas dëshmive, ishte i gjithi në mermer të bardhë dhe mbi të qenë vendosur simbole bektashiane dhe një shqiponjë e madhe dykrerëshe e gdhendur.Në foto shihen autoritetet fetare të kohës, midis të cilëve kryegjyshi Sali Njazi Dedei, i cili u vra në 28 nëntor 1940 në një atentat.n.s. / dita/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button