Eshtrat e ushtareve greke Reuters: Procesi ka nxitur debate te ashpra politike

Nisja e procesit për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.Agjencia ndërkombëtare Reuters, në një kronikë dedikuar marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, nënvizon se janë afro 8 mijë trupa që nuk janë gjetur pavarësisht përpjekjeve.Gazetarët janë ndalur në shtëpinë e familjes Brigo në Himarë, ku e moshuara Ermion, vijon të kujdeset për varrezat e gjashtë ushtarëve grekë të rënë në luftë, pas amanetit të lënë nga i ati.“Po të lë amanet portofolin e ushtarit Andre Provata. Mi ruaj. Do ta mbash amanet tha, të mos e humbasësh dhe të kesh kujdes që të ndezësh qirinj”.Më tej, gazetarët e Reuters shkruajnë se afro 8 mijë ushtarë të tjerë grekë nuk kanë fatin e gjashtë trupave që prehen në oborrin e shtëpisë së familjes Brigo.Sipas tyre, diçka e tillë është kthyer në një problem edhe për familjarët të cilët nuk dinë ende asgjë për fatin e të afërmve të tyre.Në material theksohet gjithashtu se nisja e procesit për gjetjen e të rënëve grekë ka nxitur debate politike në Shqipëri, për shkak të drojës se diçka e tillë mund të përdoret si argument nga nacionalistët grekë për pretendime territoriale. e.k/dita/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button