Bushati rrëfen detajet e negociatave me Greqinë: Ja çfarë kemi arritur

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë me shumë mundësi pritet në përfundojnë brenda muajit Korrik. Ministri Ditmir Bushati duke folur për emisionin “Opinion” ka treguar detaje nga bisedimet e bëra me homologun e tij grek dhe se si do të zgjidhen disa nga çështjet që ekzistojnë prej vitesh mes dy vendeve tona. Përveç çështjes së kufirit detar që pritet të negociohet në vijim, Bushati ka renditur se për të gjitha çështjet e tjera, duke filluar nga ligji i luftës, ka përparime pozitive në mirëkuptimin mes palëve. Kështu ai së pari ka theksuar se ligji i luftës do të shfuqizohet me një dekret që do të nxirret nga presidenti grek dhe me të do të hiqen të gjitha sekuestrot e pronave të shqiptarëve në Shqipëri.“Ne mendojmë që e gjithë paketa do finalizohet brenda 6 mujorit të parë të 2018.Së dyti janë çështjet që kanë të bëjnë me çështjet praktike, siç është vula apostile. Më vjen mirë që brenda pranverës të hiqet rezerva për vulën apostile dhe qytetarët shqiptarët nuk do paguajnë kosto shtesë.Është bërë dje raundi i fundit për të diskutuar mbi patentat dhe kjo do të finalizohet brenda pranverës.Jemi duke diskutuar për çështjen e kontributeve të shqiptarëve që punojnë në Greqi. Nuk është çështje politike por ekonomike.Janë çështjet që kanë të bëjnë me referencat shkollore që nuk është i përshtatshëm me standardet e BE-së.Kemi diskutuar mbi çështjen e pakicës greke në Shqipëri.Kemi diskutuar çështje me specifik historike që kanë të bëjnë me vendprehjen e ushtarëve grek që kanë rënë në Shqipëri”, tha Bushati. /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button