Aeroporti i Vlorës, Dash Shehi: Po ndërtojmë perandorinë Otomane në Shqipëri

Vijojnë debatet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, në Komisionin e ekonomisë, ku pjesë e këtij komisioni është edhe ministri Arben Ahmetaj.Sipas përfaqësuesve të LSI-së në këtë komision, aeroporti duhet ndërtuar, është e nevojshme të ndërtohet në vendon tonë një aeroport i dytë, por më parë duhet studiuar gjithçka, duhen bërë disa llogari.Edmond Spaho tha:Ku fle lepuri? Thonë që nuk ka asnjë risk. Po nëse nuk garantohet fluksi i qytetarëve, çfarë do të ndodhë? Nëse privatit nuk do t’i dalë, i bie që të paguajmë ne nga buxheti i shtetit. Ka nevojë për transparencë. Ky është pazari i radhës që po bëni”.Nga ana tjetër, tërësisht kundër ndërtimit dhe investimeve turke në Shqipëri u shpreh edhe deputeti Dashamir Shehi.Ai kërkoi shtim të investimeve perëndimore në vendin tonë, duke ironizuar me ndërtimin e perandorisë Otomane në vend.Ndër të tjera Shehi u shpreh:Kromin e ka marrë turku, shkollat i kishte turku dhe aeroportin turku, BKT turku. Unë nuk jam dakord të zgjerohen më investitorët turk, ju duhet të bëni ofertë për vende perëndimore. Të vi një kompani gjermane, daneze.Nuk gjetët dot ju një shtet perëndimor. Nuk më pëlqejnë të zgjerohen prezencat e investimeve turke në Shqipëri. Do ndërtojmë Perandorinë Otomane ne këtu. Kur të na bini letrat do flasim edhe për taksat dhe për të gjitha”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button