Shtetësia e Janullatosit, pjesë e paktit Rama – Tsipras/ Si nisi me lënien jashtë Kuvendit të Idrizit

Nga Ylli PataSiç po duket, dhënia e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas Janullatos nuk është një punë vetëm e Metës. Nga PS, me anë të zërit të saj, Taulant Balla, u dha e kuptuar, qartazi dhe pa ekuivoke, se akti i Metës ka dhe dakortësinë e qeverisë.Dhe kjo lëvizje e befasishme në politikën shqiptare, ka nxjerrë në pah atë që deri më tani shfaqej e mjegulluar: një paketë konçensionesh nga ana e Tiranës për Athinën, si kusht për votën pro në hapjen e negociatave. Sepse, nëse vërehet me kujdes, brenda gjashtë muajve ka ndodhur ajo që për 4 vjet nuk u arrit mes dy qeverive, asaj të Ramës dhe Tsiprasit. E këtu davaritet dhe mjegulla që shoqëroi lënien jashtë parlamentit të Shpëtim Idrizit. Pra, edhe ai duket se ka qenë pjesë e paketës konçensionare.Gjithçka duket se është gatuar në takimin e fundmajit, kur në selinë e NATO-s në Bruksel, takimin e vetëm protokollar, Edi Rama e zhvilloi me kryeministrin grek, Alexis Tsipras.Nga një atmosferë lufte mes palëve, ku çdo javë gatuheshin deklarata të egra, ritmi i përplasjes ra deri sa u shua fare në Samitin e Kretës, ku Ditmir Bushati kërceu Zorbën-vallen e famshme greke, si shenjë se gjërat tashmë kanë ndryshuar.Po ç’ndodhi në harkun e gjashtë muajve? Le t’i marrim me radhë:Me një manovër elektorale, Edi Rama largoi PDIU-në nga koalicioni, por votat e partisë së Shpëtim Idrizit, sidomos aty ku ajo ishte e fortë dhe kishte “çam” të rinj, në Elbasan e Dibër i mori si sebrator rezervë për Kuvendin e ri nëpërmjet Aqif Rakipit dhe Reme Lalës.Ndërkohë, aty ku çamët kanë komunitete të forta si në Tiranë, Vlorë e Fier, efekti elektoral ishte zero. Edi Rama, pas takimit me Tsipras hoqi frazën “çam” apo “çështje çame” nga fjalori politik dhe diplomatik.Ndërsa në shtator, kur mori votbesimin nga Parlamenti për qeverinë e re, nën efektin kryefjalës “tepsi”, nuk e përmendi më as çështjen çame e as kërkesat e komunitetit çam në Shqipëri.Tre deputetët e PDIU-së në Parlament, as ata nuk nxorën nga goja fjalën “Çamëri”: Aqif Rakipi në fillim u mor me aksidentin që shkaktoi në verë, kurse Reme Lala, fliste për “Rrugën e Arbrit”. Tek e fundit, çdokush e di se ata nuk kanë asnjë lidhje me kauzën çame.Ndërkaq, PDIU-ja, ajo zyrtarja e Shpëtim Idrizit u struk politikisht dhe kryetari i kësaj force është avulluar kush e di se ku, më keq se Ben Blushi.Të vetmit që ja kanë përmendur Ramës heqjen e çështjes çame nga fjalori, kanë qenë ish-deputetja Mesila Doda, gazetari Enkel Demi dhe publiçisti e historiani Arben Llalla.Por “Paketa e Tsipras” nuk mbaroi me kaq. Zhurma greke për Himarin nga e fortë dhe me deklarata të përjashvshme, një ditë të bukur u shua si me magji. Ndërkohë, prej fillimit të vjeshtës, aktorë të rëndësishëm në Himarë bëjnë të ditur se diçka ka ndryshuar dhe pritet që një konçension i madh t’i jepet Athinës.Heqja e shtetësisë greke për kryebashiakun Jorgo Goro ishte thjesht një lëvizje propagande për të përgatitur 10 nëntorin në Kretë, ku u takuan shefat e diplomacisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.Asgjë nuk u tha publikisht, megjithëse aty duket se u morën vendimet e mëdha, efekti i të cilave po shfaqet ditë pas dite : ndërtimi i varrezës së dytë të ushtarëve grekë dhe dhënia e statusit “muze” të varrezës së parë të Bularatit të cilën e negocoi qeveria “Berisha”.Pas kësaj, qeveria e Edi Ramës merr përsipër dhe që të ndërtojë Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, që në vitin 2015 e quajti një “haur”.Dhënia e shtetësisë për Janullatosin është vetëm “qershia” në tortën që Edi Rama i bëri dhuratë Alexis Tsipras, ministri i Mbrojtjes i të cilit, kishte dërguar dhe tanket në kufi duke kërcënuar se ishte gati të pushtonte jugun e Shqipërisë.Në këtë aferë, padyshim Edi Rama ka pjesën më të madhe të përgjegjësisë, por nuk përjashtohet edhe Presidenti Meta që i dha shtetësinë Janullatosit, e as Lulzim Basha e Sali Berisha.Pas marrëveshjes së 18 majit, Basha vendosi në listën e Vlorës, Vangjel Dulen të tretin, kur ky i fundit nuk merrte asnjë votë nga e djathta; dhe Dashamir Tahiri, i cili votohet prej vitesh nga komuniteti çam që në Vlorë është i madhi, u rendit i katërti. Natyrisht që deputet doli Dule, duke shënuar kështu ironinë më të hidhur të politikës: u bë deputet me votat e atyre që i mallkonte nga mëngjesi deri në darkë.Kurse Sali Berisha foli troç: i dha një legjitimim politik Marrëveshjes së Ujrave që e kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese, duke krijuar mundësinë e një riciklimi. Por për këtë pakt ka një heshtje totale. Si edhe për gjërat e tjera. Në nëntor u tha nga burime qeveritare se “Shqipëria ka fituar territor”. Po atëherë përse nuk bëhet publike si varrezat, shtetësia e Janullatosit dhe çështja çame?Sa është çmimi që Edi Rama ka vendosur për votën pro hapjes së negociatave? Ndoshta dhe për këtë s’kemi parë gjë akoma…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT