Protestë për Valbonën/ Shoqëria civile: Gjendja është alarmante
Marshimi nisi nga Monumenti i Pavarësisë në Parkun Rinia për të vazhduar më pas me një marshim paqësor për të ndërgjegjësuar shqiptarët rreth rrezikut që i kanoset Valbonës e parqeve të tjera kombëtare.Tubimi i rradhës vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative të datës 3 nëntor, e cila lejoi ndërtimin e tre HEC-ve përgjatë lumit me të njëjtin emër. Aktivistët shprehen se punimet për HEC-et po çojnë drejt shkatërrimit një prej resureve natyrore më të çmuara të vendin ku çdo vit mbledh mijëra turistë të huaj. “VNM (Vlerësimi i ndikimit në mjedis) është i pavlefshëm sepse është dhënë në korrik të vitit 2013 dhe mbas dy vjetësh nuk vlen më, duhet bërë një e re. Në dijeninë time ata nuk kanë bërë një VNM të re, aq më tepër që ka plagjiatura pafund. HEC-et nuk sjellin asnjë përfitim për banorët e zonës.