Presidenti i KE-së Tusk-Ramës: Mbështetje të plotë.Reformat tuaja shembull në rajon
Thellimit dhe konkretizimit të axhendës evropiane të Shqipërisë ka qenë në qendër të takimit mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Këshillit të Europës, Donald TuskKryeministri Edi Rama u nis sot në Bruksel, ku në orën 18:00 zhvilloi edhe takimin me Tusk.Tusk ka mbështetur reformat e qeverise Rama kur u shpreh se ato duhet te jene shembull per rajonin. “Reformat tuaja te guximshme, shembull per rajonin”, tha Tusk.
Ai gjithashtu i ka shprehur gatishmërinë e unionit për të mirëpritur Shqipërinë: Jemi në të njëjtën anë. Bashkëpunimi dhe bisedimet tona i shërbejnë të ardhmes europiane.Nga ana e tij, Presidenti i KE-së ka vlerësuar përpjekjet dhe ambicien europiane e Shqipërisë.“Një takim i mirë me kryeministrin Edi Rama përpara Samitit të Ballkanit në 17 maj në Sofia. Nevojë që reformat për shtetin ligjor të vijojnë me të njëjtin ritëm për të avancuar në rrugën drejt BE” – u shpreh Tusk.