OSHEE paralajmëron/ Si të veproni, nëse ikin dritat për festat e fundvitit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE SH.A), po ndjek me vëmendje regjimin e furnizimit me energji elektrike, bazuar mbi planin e masave të Shtabit Qendror të Gatishmërisë.Plani i Masave për gadishmerine e festave të fundvitit 2017, synon të sigurojë furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatoreve. OSHEE ka vendosur në pikat strategjikë të rrjetit të shpërndarjes rreth 1500 punonjës, të cilët monitorojnë 24 orë situatën e furnizimit me energji elektrike.Baza materiale, mjetet e transportit, grupet e gatishmërisë, janë në dispozicion për mbarëvjatjen e procesit të furnizimit me energji elektrike, në të gjithë territorin, për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për zgjidhjen e avarive, të rrjetit shpërndarës që furnizon:

  • Spitalet,
  • Hidrovorët,
  • Objektet e rëndësisë së veçantë administrative,etj,
  • Të gjithë konsumatoret, deri tek më i fundit

Në kuadër të masave tekniko-organizative për stabilizimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit, OSHEE vendosi grupe gadishmërie prane N/Stacioneve, linjave 35 kV, fidrave dhe kabinave TM/TU.OSHEE ka publikuar për konsumatorët numrat e kontaktit në bazë rajonesh, të cilat janë në shërbim 24 orë, te http://oshee.al/kontakt/, në rrjete sociale, dhe i është shpërndarë edhe medias.Gjithashtu, për të gjithë territorin qëndron në funksion numri unik call center Call Center i 042274141.Plani i Masave

  • Grupe gadishmërie pranë fidrave të rëndësishëm, që furnizojne hidrovoret, spitalet dhe institucionet e rendesisë së veçantë;
  • Personel perforcues pranë rrjetit dhe kabinave, për ta kthyer menjehere ne gadishmeri teknike ne rast avarie;
  • Ekipe të terrenit për të shërbyer sa me shpejt per likuidimin e avarive;
  • Bazë materiale të emergjencës për te garantuar likuidimin e avarive;
  • Mbajtja në gatishmëri e mjeteve të transportit, makinave teknologjike dhe aparate portative.

Numrat e KontaktitNumri unik Call Center 042274141Rajoni ShkodërShkodra, Kopliku, Puka dhe Lezha022 801 023022 801 024022 801 025022 801 026022 801 028Rajoni KukësHas, Tropojë dhe Kukës044 326 242Rajoni BurrelMirditë, Burrel, Bulqizë, Dibër dhe Laç021 723 221021 723 222Rajoni DurrësDurrës, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak, Fushë-Krujë dhe Krujë052 902 222Rajoni i TiranëTirana, Vora, Kamza dhe fshatrat044 528 888044 505 269044 505 270Rajoni i ElbasanitElbasan, Peqin, Cërrik, Gramsh, Librazhd dhe Përrenjas054 243 953054 257 400Rajoni i FieritFier, Ballsh, Mallakastër dhe Tepelenë034 600 300034 600 301Rajoni i BeratitBerat, Skrapar, Kuçovë dhe Lushnjë032 230 520032 232 311Rajoni i KorçësPogradec, Korçë, Bilisht dhe Kolonjë082 245 919Rajoni i VlorësVlorë dhe Himarë033 426 260033 407 400Rajoni GjirokastërGjirokastër, Sarandë, Delvinë dhe Përmet084 410 517084 410 519

Back to top button
LAJMET E FUNDIT