Kristian Prenga shpallet kampion bote në kickbox
Një tjetër shqiptar shpallet kampion bote në boks, më konkretisht në kategorinë e kickbox.Bëhet fjalë për Kristian Prenga, i cili natën mes të premtes dhe të shtunës në ndeshjen e zhvilluar në Ontario të Kanadasë, mposhti kundërshtarin e tij duke u shpallur kampion bote.Ndeshja u zhvillua në orën 02.30 në Ontario të Kanadasë, ku i riu shqiptar fitoi titullin botëror.Pas fitores së titullit kampion bote, ai valëviti në ring flamurin tonë kombëtar.Titulli u fitua për kategorinë e peshave të rënda, ku 26-vjeçari shqiptar arriti të triumfojë.