Izmir Smajlaj në nivele botërore/ Shkodrani kërcen 8.32 metra

Izmir Smajlaj, kampioni i Ballkanit dhe i Evropës në salla të mbyllura, por njëkohësisht dhe rekordmeni kombëtar i kërcimit së gjati, tashmë është në nivele botërore. Konfirmohet një gjë e tillë nga fakti që në një test stërvitor në Ankona, të cilin e ka kryer dje, ka kërcyer 8.32 metra. Ka qenë në kushte palestre dhe si e tillë gara nuk është zyrtare, por që për presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, që është njëkohësisht dhe trajneri i Smajlajt, ai renditet i pari me këtë rezultat në nivele botërore.Smajlaj është shpallur Kampion Evrope me 8.08 metra në Beograd në marsin e vitit të kaluar, ndërsa e pat premtuar përpara ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, se do të jetë shumë shpejt 8.30 metra. Aktualisht Smajlaj është rekordmen kombëtar në kërcim së gjati në salla të mbyllura me 8.08 metra, si dhe në pista të hapura 8.03 metra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT