Foto/ Plehrat shqiptare pushtojnë Dubrovnikun
Ndoshta kjo ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë që plehrat shqiptare po pushtojnë Dubrovikun. Dhe sigurisht që ka një shpjegim për këtë. Eksperti i lundrimit, Geri Selenica, në një postim në Facebook, ka treguar se si ndodh ky fenomen, shkruan Dritare.net.“Për shkak të lumenjve që derdhen në Adriatik, një pjesë e mirë e plehrave që prodhojnë zonat rurale përfundojnë në këtë det. Që andej, rryma e Otrantos që ngjitet lart në drejtim të veriut dhe pastaj zbret poshtë rishtas ne Mesdhe nga krahu italian, bashkë me ujërat e ngrohta çon edhe plehrat shqiptare. Kjo ka ndodhur këto ditë në Dubrovnik.
Rikujtojmë se vetëm 5% e fshatrave shqiptare kanë sistem të organizuar të grumbullimit të mbeturinave urbane në vende të caktuara nga ku mblidhen. Të tjerat hidhen në natyrë, në rrëpira, përrenj dhe lumenj”, shkruan Selenica, duke postuar edhe fotot ndotjes./Dritare.net