EuR: Foton Basha-Trump e realizoi njeriu që do rrëmbente Gulen-in. Kreu i PD, po i hap telashe Shqipërisë me lobimet e tij
Kryeministri Edi Rama është nisur sot në Bruksel.Lajmi raportohet nga portali i lajmeve EuReporter, me qendër në kryeqytetin belg.EuReporter shkruan se kryeministri Rama do të takohet me presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk, ndërsa të martën do të bisedojë me presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani.Siç edhe ishte paralajmëruar muajin e kaluar nga vetë Rama, kryeministri shqiptar pritet të takojë edhe presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, me ftesë të të cilit Rama po zhvillon edhe vizitën në Bruksel.Gazetari Martin Banks i EuReporter shkruan se fushata negative e Lulzim Bashës mund të komplikojë bisedimet e Edi Ramës me zyrtarët e lartë të BE.Në shkrimin e tij, ai thotë se Basha pretendon që Rama dhe partia e tij janë nën diktatin e trafikantëve të drogës, por sipas gazetarit Banks, Basha nuk ka ofruar prova për këto pretendime.Ai shkruan se akuzat e Bashës, janë pjesë e një fushate diskreditimi me një grup lobistësh amerikanë.Banks tregon se Basha është nën hetim në Shqipëri për këto kontrata lobimi, ndërsa përmend faktin se takimin mes Bashës dhe presidentit Donald Trump e ka mundësuar biznesmeni turk, Kamil Ekim Alptekin.Në vitin 2016, Kemal pati një kontratë lobimi me ish-këshilltarin për sigurinë të presidentit Trump, Michael Flynn, por ky i fundit tashmë është në akuzë se ka gënjyer FBI-në.Banks shkruan se Flynn dhe i biri kanë diskutuar për mundësinë e rrëmbimit të Fethullah Gulen, që akuzohet nga Erdogan, se qendron prapa grushtit të shtetit të një viti më parë.Gulen, që prej vitesh jeton në SHBA, do rrëmbehej në një avion privat dhe do dërgohej në një ishull, ku do merrej nga autoritetet turke.Kjo, për shkak se SHBA nuk e ka pranuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tij.(TemA)