Bushati: Me e-mailet e politikanëve shqiptar në PE kanë filluar barcaletat dhe gjëegjëzat
I ftuar në #DritaremeRudinën Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga në lidhje me akuzat e opozitës për mospërfshirjen e saj në delegacionin e Këshillit për Stabilizim-Asocimit, ka treguar se Jorida Tabuku ankohet se Genc Pollo nuk ankohet vetë për ҫështjet.“Cila opozitë se kam dëgjuar se Jorida ankohet për Gencin, se Genci nuk ankohet dot vetë. Prandaj Kujt i referohesh Joridës për Gencin?”,-është shprehur Bushati.
Më tej ministri ka treguar edhe për disa e-maile të Genc Pollos dërguar Parlamentit Evropian, që sipas tij janë kthyer në barcaleta dhe gjëegjëza.
“Këto janë shashka, janë si e-mailet e Genc Pollos, në Parlamentin Evropian me të cilin kanë filluar barcaletat dhe gjëegjëza.”,-ka shtuar Bushati.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke u përgjigjur për akuzat e opozitës për mospërfshirjen në delegacionin e Këshillit të Stabilizim Asocimit, ka deklaruar se ky delegacion është në përputhje me MSA.
“Delegacioni shqiptar ka qenë në përputhje të plotë me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Kushdo që dëshiron të kontribuojë, është i mirëpritur, por, loja me e-maile në Bruksel ka kohë që ka përfunduar, dhe unë u bëj thirrje të gjithëve ta stopojnë këtë lojë sepse nuk u bën shërbim as atyre e as vendit.”,-ka përfunduar Bushati./ Dritare.net