Basha “dhëmbë për dhëmbë” me ambasadorët Lu e Vlahutin për Llallën: Ligjin nuk e interpretoni ju, por Kushtetuta
Pas deklaratave te te gjithe lidershipit te LSI kunder ambasadorit te SHBA Donald Lu dhe ambasadores se BE Romana Vlahutin, si dhe reagimit te deputetit te PD Bylykbashi qe tregonte se Kushtetuta vlen me shume se sa nje memo e ambasadoreve, na “fushe” ka zbritur Lulzim Basha.Kreu i PD, i eshte bashkuar aleates Monika Kryemadhi, teksa eshte shprehur ashper kunder ambasadoreve duke u treguar Kushtetuten por dhe duke u treguar se mbron sovranitetin e vendit dhe politikes shqiptare.Akuza dhe terma qe jane shfaqur qe ne korrikun e vitit 2016 kur miratohej reforma ne drejtesi, dhe rishfaqen tani kur po behen perpjekje per implementimin e reformes ne drejtesi dhe Vettingut.Vone, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur mesazheve të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin për zgjedhjen e kryeprokurorit, në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News24”.“Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse. Ka një nen në Kushtetutë që thotë se “prokurorin e ri e zgjedh KLP.Kjo ishte një skemë e Fatmir Xhafës për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën dhe për ta kapur atë.Xhafaj u betua se ne i kemi resurset, por sot duket që ka dështuar. Ku është Vetingu? Pse nuk po nis Vetingu? Ne jemi që çështja të zgjidhet përmes Kushtetutës dhe nuk ka arsye që këtë të na e lexojë askush”, tha Basha.Më herët, Ambasada Amerikane reagoi me këtë mesazh:“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin” është deklarata e shkurtër dhe e qartë e ambasadorit amerikan.Ndërsa deklarata e BE-së:“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”– thuhet ne reagimin e Bashkimit Europian.(TemA)