Basha kërkesë BE që të mos hapë negociatat me Shqipërinë: Mos injoroni trafikun e drogës, pastrimin e parave nga “Rama” pasi ju rrezikohet kredibiliteti

Kreu i opozitës shqiptare ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ketë kujdes dhe të mos injorojnë qeverinë shqiptare që sipas tij ka kaluar nga trafiku i kanabisit tek heroina dhe kokaina, pasi këtij organizmi, pra BE-së, do t’i rrezikohet kredibiliteti.
Duke kërkuar në mënyrë indirekte që të mos bëjnë gabimin e madh për të hapur negociatat me Shqipërinë me këtë qeveri të drejtuar nga Edi Rama.
Një kërkesë e tij drejtuar numrit dy të diplomacisë austriake, vendi që merr presidencën e radhës të BE, bëhet në prag të hapjes së negociatave me Shqipërinë.
“Qeveri tërësisht e paralizuar për shkak të situatës së krijuar në vend nga zbulimi i lidhjeve të saj më trafikun ndërkombëtar të drogës”, e ka cilësuar qeverinë “Rama”, kryedemokrati Lulzim Basha, sot gjatë takimit me Zëvendësministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Linhart.
Gjate takimit, si informon zyra për shtyp e PD, kreu i opozitës i tha zëvendësministrit të Jashtëm austriak se nga kultivimi i kanabisit në Shqipëri po kalohet tek trafikimi i heroinës dhe kokainës dhe pastrimi i parave në fusha të caktuara të ekonomisë si ndërtimi dhe projektet PPP.
“Emigrimi rekord i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian është pasojë e zhgënjimit nga qeverisja, e cila përfaqësohet në çdo nivel me njerëz të inkriminuar dhe të korruptuar. Bashkimi Europian nuk mund ta injorojë këtë problematikë, pasi i rrezikohet kredibiliteti”- tha Kryetari Basha.
Ai theksoi me tej se shembja e lidhjeve të krimit me politikën është urgjencë kombëtare për të ndalur marshimin e krimit të organizuar në qeverisje dhe ekonominë e vendit dhe për të rikthyer legjitimitetin e qeverisjes.
Partia Demokratike beson se realizimi i reformës zgjedhore, duke përfshirë sistemin elektronik të votimit, është një nga mënyrat për të dalë nga kriza dhe për të kthyer besimin tek njerëzit.
Kryetari i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, e falenderoi Zv/ministrin e Jashtëm Linhart për mbështetjen e fuqishme të Austrisë dhe, veçanërisht të kryeministrit Kurz, për integrimin europian të Ballkanit.
Në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, Austria do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian dhe Zv. Ministri i shprehu zotit Basha mbështetjen e plotë të vendit të tij për zbatimin e reformave dhe arritjes së rezultateve konkrete.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT