Gazetari ‘’hedh’’ bombën: Bëni kujdes më 13 maj, grupe të vogla po stërviten për ‘pozicionin’ në protestë

Një apel për qytetarët është bërë nga gazetari Artan Hoxha nga ekrani i Top Channel, ku ishte i ftuar ne emisionin Top Shou. Ai u ka thënë se ata që do të marrin pjesë në protestën e 13 majit të bëjnë kujdes.

“Nëse shikoni dike qe e ka shkopin më të madh se pankarta që mban në dorë bëni kujdes, sepse do e përdor diku”.

Sipas gazetarit Hoxha, “ka prova që grupe të vogla jane duke u stërvitur, nga ish drejtues të policisë së shtetit, për “pozicionin” që do të kenë gjatë protestës së 13 majit”.

Me tej ai tha edhe se “të gjitha këto tregojnë se brenda protestës mund të ketë grupe që mund të kenë një axhende të ndryshme nga ajo e protestuesve”.

Opozita ka paralajmeruar me 13 maj, te shtunen, protesten e saj ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ajo kishte parashikuar edhe ditën e dielë që shkoi, me 7 maj një protestë ditën që do të mbaheshin zgjedhjet në Kavajë, por kur PS tërhoqi kandidatin e saj, për shkak se sic tha, kishte informacione se do të kishte trazira, edhe PD e shtyu protestën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT