Flet i prerë zyrtari amerikan: Dhuna nuk ka vend, zgjedhjet të bëhen. E drejta e çdo partie të marrë pjesë ose jo
Në një bashkëbisedim të zhvilluar me gazetarët, zyrtari i DASH, Brian Hoyt Yee ka deklaruar se, vetëpërjashtimi i PD nga zgjedhjet do të jetë e dëmshme për vendin.
“Zgjedhjet janë më të mira kur ka përfaqësim sa më të lartë.
Bojkoti dëmton imazhin e vendit dhe investimet.
Dhuna nuk ka vend në një vend demokratik.
Zgjidhja duhet të vijë nga liderët politikë.
Shba mbështet deri në fund implementimin e reformës në drejtësi.
Nëse disa parti vetëpërjashtohen atëherë vetëdëmtojnë veten.
Asnjë parti që ka bojkotuar nuk ka përfituar.
Mbështesim platformën e McAllister.
Rama është i hapur për negociata, ka pranuar propozimet.
S’besoj se Rama kërkon të qeverisë pa opozitën,” shprehet zyrtari i DASH, Hoyt Brian Yee.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë”, ka thënë Yee.
Për herë të parë, Yee ka thënë se SHBA japin siguri se kryeministri Rama nuk ka një synim për të kapur zgjedhjet dhe se ata besojnë tek standardet zgjedhore.
“SHBA janë gati të mbështesin palët për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe pa opozitën ato do të konsiderohen legjitime e po ashtu edhe reforma në drejtësi, pa votat e opozitës”, ka thënë Yee.