Izmir Smajlaj, shpallet kampion Europe në kërcim së gjati
Atleti shqiptar Izmir Smajlaj është shpallur kampion Europe në Beograd në kërcim së gjati.
24-vjeçari shkodran regjistroi hedhjen e artë në tentativën e gjashtë që ishte edhe e fundit me 8.08 metra, duke vendosur edhe rekord kombëtar. Ishte suedezi Michel Torneus që mund të prishte ëndrrën e shqiptarit në tentativën e fundit, por ai nuk shkoi më shumë se 8.08, duke ligjëruar suksesin historik të atletit shqiptar.
Kampionati Europian i sallave të mbyllura është duke u zhvilluar në Beograd.
Ndërkohë, atletja Luiza Gega u rendit në vendin e pestë në garën e 1500 metrave për femrave, duke e përfunduar atë me kohën 4:11:64.