Ushtria greke, stërvitet në kufi: Të mbrohemi nga UÇK-ja dhe UÇÇ-ja

Ditën e sotme në mëngjes, forcat ushtarake greke zhvilluan një stërvitje me qëllim “neutralizimin e UÇK-së dhe UÇÇ-së (Ushtrisë për Çlirimin e Çamërisë). Sipas mediave greke, stërvitja u zhvillua në fshatin Dipotamia, afër Kosturit dhe malit Gramoz.

Kjo stërvitje është urdhëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Greqisë, Mihalis Kostarakos. Kjo stërvitje vjen pas zërave se të arratisurit shqiptarë nga burgu i Trikallas, kanë patur lidhje me UÇK-në dhe pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Përmet me kishën ortodokse.

Sipas mediave greke, të cilat citojnë zyrtarë të shërbimit sekret grek, UÇÇ-ja kontrollohet drejtpërdrejt nga UÇK-ja dhe qendra e saj ndodhet në jug të Shqipërisë.

Sipas këtyre raportove, UÇÇ-ja ka afro 5 mijë pjesëtarë të armatosur dhe të gatshëm për luftë guerile në Greqi. Pas Shkupit, objektivi i UÇK-së do të jetë aktivizimi u UÇÇ-së në Epir. Ndryshe, stërvitja ushtarake ka për qëllim pikërisht parandalimin e ndonjë veprimi të mundshëm ekstremist kundër interesave të Greqisë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT