Rama mban fjalimin e parë në Kuvend, Berisha nxjerr opozitën jashtë sallës (VIDEO)

Kreu i mazhorancës së majtë, Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë në parlament. Kryeministri i zgjedhur e ka nisur fjalën e tij me tragjedinë e 11 shtatorit në SHBA.

Më pas Rama foli për rrugën që ka përshkuar Shqipëria që pas rrëzimit të sistemit totalitar. Kreu i PS-së theksoi se, ende nuk janë përmbushur aspiratat e 1990. Kjo tha ai ishte arsye që çuan votuesit drejtë kutisë së votimit në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Këto aspirata bashkuan veriun me jugun, socialistët me demokratët. Si në marsin e vitit 1992 shqiptarët nuk u ndanë në dy blloqe por u bë një bllok masiv për të vendosur me votë të lirë me votë të pakontestueshme. Këtë pasqyrë të historisë së re nuk dua ta vendosur para humbësve. Nuk është qëllimi im or as synimi që të marrim kohën”, tha Rama.

Opozita nuk qëndrojë e heshtur. Jozefina Topalli, Sali Berisha dhe kreu i gripit Edi Paloka replikuan nga vendi me kreun e mazhorancës. Megjithëse, Rama theksoi se nuk do t’i bëjnë karshillëk opozitës, deputetët e saj braktisën punimet e Kuvendit.

Deputetët e opozitës u inatosën me Ramën në momentin që ai po krahasonte zgjedhjet e marsit të vitit 1992 me ato të 23 qershorit 2013-të.

“Mos të harrojmë thellësinë e rezultatit të 23 qershorit, njëlloj si e marsit 1992, nuk e bëri dëshira për të ndryshuar qeverinë, përmasën historikë të fitores sonë e përcaktoi domosdoshmëria për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë duke nisur nga ndryshimi i modelit të qeverisë.”, u shpreh Rama.

Ai garantoi opozitën se, asaj nuk do t’i mungojë ojë që PD i ka refuzua PS-së kur ishte në opozitës. Rama u shpreh se duhet të marrë fund historia kur Kryetari i Kuvendit merrte nëpërkëmbë. “Me një kryetar që nuk e ka deputet por kryetar të Bashkisë Tiranë, a nuk ngjan se tërë mallkimet i janë kthyer, që e kanë lënë pa kokë këtë opozitë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT