Hakmarrja e shtetit grek: Në qelinë e Alket Rizait i “forti” i Agimit të Artë Ilias Kasidiaris

Burime të sigurta nga Athina bëjnë me dije se është vendosur nga liderët e policisë së shtetit grek që i “forti” i Agimit të Artë do të vendoset në qelinë e të famshmit Alket Rizai!


Informacioni vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Greqi (GADA), ku po vijon intesivisht operacioni rrufe ndaj arrestimit të gjithë ekstremistëve neonazist, deputet, lideri sekretari i përgjithshëm, kryetar organizatash në rrethe etj. Ndërkohë duhet theksuar se tashmë janë me dhjetëra juristët e famshëm që pohojnë se policia e shtetit duhet të pastroj një herë e përgjithmonë vendin nga kjo organizatë kriminale. Anëtarët e saj, ku deputetët, lideri etj, akuzohen për krime, shantazhe, vënie gjobash, shpëlarjesh parash të pista dhe krijim të organizatës kriminale janë akuza të cilat këta eksponent i disponojnë dhe akte që i kanë kryer.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT