Versioni i gënjeshtërt i Krypeshkopit për Kishën në Përmet
-Është për të ardhur keq se në rrugën e mashtrimeve, për t’i marrë Përmetit Pallatin e Kulturës, nuk janë futur vetëm priftërinj të thjeshtë të Përmetit dhe Gjirokastrës, apo pseudopriftërinj me orientim shovinist grek, por në këtë rrugë është futur edhe uzurpatori i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatosi që mburret me titullin e profesorit, ashtu sikurse edhe At Jani Trebicka, njerëzit e “Agimit të Artë” dhe komunitete të tjera ortodokse të fryrë nga mashtrimet dhe presionet. Kështu Anastas Janullatos, në një video që ka shpërndarë, botuar edhe në shtyp, thotë se kisha është ndërtuar në shekullin e XVII-të. Këtë e ka shkruar edhe Jani Trebicka në gazetën “Ngjallja”, se ajo i përket vitit 1600. Më poshtë Janullatosi vazhdon se ajo është sekuestruar në vitin 1967 kur u bë sekuestrimi i gjithë kishave; vendin ku është ndërtuar e quan “vend të shenjë ku për shekuj të tërë është kryer mesha hyjnore” dhe më poshtë: “Është diçka e pakonceptueshme, e pakuptueshme që këta do të vazhdojnë ta ndotin dhe ta përdhosin. Vunë në lëvizje shumë njerëz, madje edhe intelektualë të njohur që të thonë gënjeshtra”. Kurse zëdhënësi i Janullatosit, Thoma Dhima arrin të shprehet me kërcënime se “ata që prekin kishën, do të ndëshkohen nga Zoti”. Pyesim: Ku e gjejnë këtë kurajë që t’u kundërvihen ligjeve dhe drejtësisë së shtetit shqiptar, që nuk zbatojnë vendimet që sjellin forca të huaja për të bërë presion mbi qytetarët e Përmetit, apo të bëjnë meshë rrugëve, duke patur kishën e Shën-Premtes, jo më shumë se 100 metra nga pallati i kulturës?! Ku e gjejnë këtë kurajë që guxojnë t’i kundërvihen dhe të sfidojnë Gjykatën Kushtetuese? Nuk ka dyshim se mbrapa ngjarjeve të Përmetit qëndron Kryepiskopi Anastas Janullatos, i cili ka edhe mbështetjen e politikanëve të korruptuar shqiptarë. Në vitin 1962 nga mitropolia e Përmetit dhe me aprovim të asaj të Gjirokastrës iu dhurua pushtetit vendor të Përmetit.
Në vitin 1963 aty u ndërtua Pallati i Kulturës, i cili zuri vetëm 4.28 metro katror nga trualli i kishës. Lexojini të dhënat dhe po patët pesë para mend, do të bindeni se jeni në gabim dhe duhet t’i kërkoni falje popullit të Përmetit, i cili është një popull i kulturuar, human, mikpritës dhe tolerant, i cili priti jo pak, por dhjetë vjet për zbatimin e vendimeve të tri shkallëve të gjykatave deri tek Kolegji Civil i Gjykatës Kushtetuese dhe asnjëherë nuk tentoi ta marrë atë me forcë siç akuzoni ju dhe si vepruan priftërinjtë e Përmetit dhe ata të ardhur nga Gjirokastra. Asnjë kishë nuk është sekuestruar sikurse mashtroni ju në vitet e pushtetit popullor më 1967; ato u ndaluan të ushtronin aktivitet fetare, kurse baza e tyre materiale dhe ndërtesat u ruajtën dhe mbi bazën e tyre u ndërtua Muzeumi i ikonave në Korçë. Ndërsa për ndërtesat u dha porosia që ato të përdoreshin për vatra kulture apo për magazina, kurse një pjesë e tyre u shpallën si objekte muzeale siç është kisha e Shenepremtes në Përmet, kisha e Kosinës, e Leusës dhe disa të tjera. Prandaj mos i zmadhoni gjërat, mos i përgjithësoni, për të ngjallur tensione të panevojshme, jo vetëm në Përmet, por edhe më gjerë. Populli i Përmetit nuk është joshur dhe nuk do të joshet me premtimet e Janullatosit për t’i dhënë para në këmbim të ndërtesës, as me ofrimin e shtëpisë së oficerëve, megjithëse këtë nuk e ka ai në dorë. Nuk joshet as edhe nga premtimet e Konsullit grek të Gjirokastrës në vizitën e fundit në Përmet në bisedimet me kryetarin e bashkisë Gilbert Jaçe, që i propozon atij të ndjekë rrugën e bisedimeve. E vetmja zgjidhje për uljen e tensioneve dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira, miqësore është heqja dorë nga kërkesa për Pallatin e Kulturës. Ortodoksëve përmetarë u mjaftojnë tri kishat brenda qytetit, veç atyre në periferi. Pra më tepër sesa ka Tirana. Hiqni dorë pra nga këto mashtrime, veprime arbitrare dhe këmbëngulëse se do t’iu ndëshkojë jo vetëm historia por edhe Zoti!
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.