Paga minimale në Shqipëri, diferencë e thellë me nivelin e BE
Pagat minimale në Shqipëri kanë diferenca të jashtëzakonshme me pagat e së njëjtës kategori në BE. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, përsa u përket pagave minimale, Shqipëria qëndron afërsisht në nivelin e Bullgarisë, e cila e ka këtë pagë 22.1 mijë lekë, ndërkohë që ne e kemi 22 mijë lekë. Më pas vjen Rumania, me një nivel page minimale 24.8 mijë lekë, kurse pas saj Letonia, me 40 mijë lekë.
Në kategorinë e parë të vendeve me paga minimale të ulëta janë 11 shtete, dhe në këtë grup mbyllja është me një pagë minimale 400 euro.
Diferenca bëhet akoma më e thellë me vendet e klasifikuara në në grupin e dytë. E para që nis këtë grup është Portugalia, me një pagë minimale prej 566 eurosh dhe e fundit është Sllovenia, me një pagë minimale 784 euro. Grupi i tretë është edhe ai me pagat minimale më të larta, ku rekordin e mban Luksemburgu, me 1874 euro, ndërkohë që vende të tjera të kësaj kategorie janë Belgjika, me 1502 euro dhe Franca me 1430 euro.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.