Kukës, sulmohet me gurë autobusi i kosovarëve
KUKËS- Rastet e sulmeve dhe grabitjeve të autobusëve nga Kosova që transportojnë turistë për në Shqipëri po vijojnë.
Sot një autobus i kompanisë, “Ylberi Tours”, gjatë kthimit për në Kosovë është sulmuar nga disa agresorë të tjerë, informon gazeta kosovare ‘Zëri’. Ata e kanë gjuajtur me gurë autobusin, fatmirësisht dëmet kanë mbetur vetëm materiale. Shoferi i autobusit, Fatmir Bekteshi, i cili ishte i vetëm në autobus në atë rast e ka ndaluar autobusin dhe ka lajmëruar policinë.
Policia ka filluar kërkimin e agresorëve, ndërsa kanë treguar se janë në dijeni të këtyre incidenteve të vazhdueshmeve. Ndërkohë kujtojmë se javën e parë të këtij muaji u grabitën disa kosovarë, porofesorë në Universitetin e Prishtinës në Rrugën e Kombit. Ata u ndaluan në aksin e rrugës Reps-Mirditë dhe iu grabitën sende me vlerë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.