Epiri quhet ndryshe Shqipëri
Për shqiptarësinë e Epirit i jemi referuar Xh. Biemit, “Historia e Gjergj Kastriotit, i quajtur ndryshe Skenderbej”: (“Istoria di Giorgio Castrioto detto Scanderbegh” di Giammaria Biemmi).
3. Gjuha
Gegët dhe toskët flasin të njëjtën gjuhë, gjuhën shqipe, por me disa ndryshime në shqiptim dhe kanë ndryshime në disa idioma.
4. Arsimi
Shqipëria është një nga vendet e Evropës ku arsimi është më pak i përhapur. Konsulli i Francës në Shkodër shkruante më 1867: “Nga 17279 katolikë të dioqezës së Lezhës pothuajse 50 prej tyre dinë të lexojnë me vështirësi, ndërsa 10 prej tyre dinë të shkruajnë vetëm emrin. Në këtë kohë gjendja ka ndryshuar disi. Kjo mungesë totale e kulturës motivon në mënyrë të mjaftueshme influencën e konsiderueshme të klerit grek që ushtron mbi shqiptarët, veçanërisht në distriktet e jugut. Fatkeqësisht papasët grekë janë vetë injorantë, janë pak të civilizuar, por kanë influencë në popull. Ata janë larg mundësive për të patur rezultate të mira. Ndikimi i tyre në popull është i rrezikshëm.
Shqipëria përfshin vilajetin e Janinës, të Shkodrës e të Kosovës. Vilajeti i Janinës përfshin sanxhakun e Janinës, të Gjirokastrës, të Vlorës dhe të Artës. Popullsia e këtij vilajeti është rreth 695.000 banorë. Kryeqendra e tij është Janina.
Vilajeti i Shkodrës përfshin të gjitha fiset e maleve dhe sanxhaqet e Shkodrës, të Ohrit, të Kosturit dhe të Manastirit. Popullsia e tij , duke përfshirë edhe atë të sanxhakut të Manastirit, është 322.000 banorë.
Vilajeti i Kosovës shtrihet në territorin e Kosovës, të Lumës, të Metohisë dhe të Novipazarit. Ai ka 580.000 banorë. Popullsia e përgjithshme e Shqipërisë së Sipërme dhe të Poshtme përbëhet nga 1.600.000 vetë.
Qytetet kryesore të Shqipërisë janë: Shkodra (39.000 banorë), Janina (25.000 banorë), Gjakova (25.000 banorë), Elbasani (12.000 banorë), Prishtina (11.000 banorë), Berati (11.000 banorë), Tirana (10.000 banorë), Korça (9.500 banorë), Gjirokastra (8000 banorë), Preveza (7000 banorë).
Portet e Shqipërisë në detin Adriatik janë: Shëngjini, Durrësi dhe Vlora ndërsa në detin Jon janë Butrinti, Parga dhe Preveza.
Gegët katolikë të Shqipërisë së Sipërme gëzojnë një autonomi të garantuar nga Turqia. Ata janë të ndarë në 39 bajraqe… Në Shqipërinë e Poshtme suliotët (ose toskët e Sulit) janë të vetmit që gëzojnë një autonomi analoge me atë të gegëve të Veriut.
6. Gjeografi ushtarake
“… Në planin mbrojtës të Turqisë Evropiane, në rrugën e tij të zbatimit dhe të ekzekutimit, Shqipëria luan një rol shumë të rëndësishëm. Për të mbrojtur kufijtë kundër Serbisë dhe Austrisë, xhenierët turq duhet të fortifikojnë Prishtinën, Prizrenin dhe Kumanovën; Shkodra do të shërbejë si barrierë mbrojtëse kundër Malit të Zi” (Leutochori dhe Ellasonas në Maqedoni duhet të shërbejnë për t’u mbrojtur nga Greqia).
7. Gjeografi ekonomike
Industria
Shqipërisë i mungon krejtësisht industria…Të vetmet punishte në të cilat punojnë banorët e Shqipërisë janë ato që merren me zbukurimin e veshjeve; në Prizren e në Gjakovë prodhojnë artikuj luksi, në Janinë e në Prizren ka qëndistari ari dhe mëndafshi; po kështu edhe në Shkodër është krijuar prodhimi i lëkurëve ashtu si edhe në Dibër, Prizren e Janinë.
Rrugët e Shqipërisë
1)Rruga nga Durrësi për në Elbasan dhe Ohër zgjatet deri në Maqedoni, 2)Rruga nga Shkodra për në Novipazar dhe Serbi kalon nga Prizreni dhe Prishtina. 3)Rruga nga Durrësi për në Janinë kalon nga Berati dhe Këlcyra. 4)Një rrugë kalon nga Këlcyra në Tepelenë, në Gjirokastër dhe në Butrint; 5)Rruga e Këlcyrës vazhdon në Paramithi e Ostanica.
Lumenj të lundrueshëm për anijet me tonazh të vogël (rreth 50 tonë) janë Buna nga deti në Shkodër dhe Arta nga derdhja deri në qytetin me të njëjtin emër. E vetmja rrugë e hekurt që ka Shqipëria është një fraksion i linjës nga Mitrovica në Selanik, e cila kalon nëpër Prishtinë.
Tregtia
Sipas raporteve të konsujve francezë në Shkodër dhe në Janinë, gjendja e përgjithshme e tregtisë së Shqipërisë në vitin 1883-1884 është: Shqipëria e Poshtme dhe e Mesme: tregti nga Preveza me 1883 anije të hyra dhe 1879 anije të dala. Në Shqipërinë e Sipërme, tregtia e Shkodrës kap vlerën 1.576.789 franga.
8. Historia
Në lashtësi Shqipëria ka luajtur një rol të konsiderueshëm, gjë që provon influencën e të parëve të shqiptarëve të sotëm në qytetërimin pagan. Mitologjia greke e vendosi atje kopracin Acheron,Koçitin, fushat e Lizeut, malin Kasiope, Pindin e dashur për muzat dhe malet Akrokeraune, frikë e lundërtarëve në Shqipëri.
Gjatë Luftës Ruso-Turke (1877-78) shqiptarët, pavarësisht nga ngacmimet e vijueshme të agjentëve rusë, refuzuan të luftonin kundër turqve. Kongresi i Berlinit (1878) ratifikoi dispozitat e Traktatit të Shën Stefanit, i cili i jepte Serbisë tokat e Kurshumlisë dhe të Vranjës dhe Malit të Zi ato të Gucisë, të Plavës, të Hotit, të Kelmendit dhe të Shkrelit.
Shqiptarët u bashkuan nën kryesinë e Lidhjes së Prizrenit. Aty bënin pjesë shqiptarët katolikë dhe muslimanë për t’iu kundërvënë me forcë shpërbërjes së Shqipërisë. Me gjithë rezistencën që hasën, serbët i pushtuan tokat shqiptare që u dha Kongresi i Berlinit. Ndërkaq malazezët u thyen në përpjekje për të marrë ato toka shqiptare që ua dha Kongresi i Berlinit. Atëherë iu drejtuan Fuqive të Mëdha t’i jepnin Ulqinin si kompensim në vend të tokave shqiptare që nuk i merrnin dot. U bë një demonstratë detare në Ulqin në të cilën morën pjesë Fuqitë e Mëdha nënshkruese të vendimeve të Kongresit të Berlinit. Pas kësaj demonstrate në Shqipëri plasi një kryengritje kundër Turqisë për shkak se ajo la të merreshin nga fqinjët tokat shqiptare. Porta e Lartë dërgoi kundër kryengritësve një ushtri prej 30.000 vetësh të komanduar nga Dervish Pasha. Jo vetëm me diplomaci, por më tepër me armë u krye nënshtrimi i shqiptarëve brenda disa muajve të vitit 1879″.
Në vëllimin XVI, në zërin “Epiri”, po kjo enciklopedi shkruan:
“Epiri: Gjeografi e vjetër”.
“Epiri është një rajon në Gadishullin Ballkanik që korrespondon me Shqipërinë e Poshtme. Epiri ndodhet në lindje të detit Adriatik, në perëndim të vargmalit të Pindit, në veri të Greqisë së Vjetër… Në veri Epiri kufizohet me malet Akrokeraune dhe në jug me gjirin e Ambrakisë. Ndërkaq, në përdorimin e zakonshëm me emrin Epir tregohet vendi që ndodhet në veri të Greqisë, në të cilin ndodhen tokat e Ambrakisë si dhe ato të Akarnanisë”.
Dokumentet flasin:
1630
Turcici Imperii status seu discursus varii de Rebus Turcorum.
Gjendja e Perandorisë Turke ose diskutime të ndryshme për punët e Turqisë, Lugduni Batav: Ex officina Elzeveriana 130. Cum privilegio. Në faqen 88 të këtij libri lexohet: “Arnaut, hoc est Epirus” (Arnauti (Shqipëria) ky është Epiri).
1567
Hartografia moderne lindi me hartografët e Vendeve të Ulta, Gerardus Merkatorin (1512-1594) dhe Abraham Ortelin (1527-1598). Hartografi A. Ortel botoi më 1567 “Theatrum orbis” (Teatri i botës). Ky atlas është i përbërë nga 80 harta. Në faqen 185 të kësaj vepre, kur flitet për Epirin, shkruhet: “L’Epiro detto l’Albania”(= Epiri, i quajtur ndryshe Shqipëri). Më 1573 Orteli mori titullin “Gjeograf i mbretit Filip II të Spanjës”.
In Brescia 1742
Për shqiptarësinë e Epirit i jemi referuar Xh. Biemit, “Historia e Gjergj Kastriotit, i quajtur ndryshe Skenderbej”: (“Istoria di Giorgio Castrioto detto Scanderbegh” di Giammaria Biemmi).
Në faqen 2, paragrafi II, shkruhet: “Qytetet më të famshme të Shqipërisë së Sipërme janë: Shkodra, Kruja, Durrësi, Lezha, Drishti, Tivari, Ulqini dhe Vlora, e cila ka mjaft emër për shkak të kapacitetit dhe përshtatshmërisë që ka skela e saj.
Në librin e parë, faqe 3, paragrafi II, lexohet: “Shqipëria e Poshtme e tillë, si dikur, jo vetëm si gjëndje por edhe si shtrirje. Ajo përfshin kufijt e atij shteti që në lashtësi njihej me emrin Epir. Është e vërtetë që edhe në ditët tona mban këtë emër. Ata që banojnë në këtë vend quhen në mënyrë të pandryshueshme herë shqiptarë, herë epirotë… Qytetet e saj janë, Arta, Preveza, Butrinti dhe disa qytete të tjera, sot me konsideratë të pakët.”
1786
Fjalor historik i jetës së të gjithë sulltanëve osmanë deri te sundimi i Zotit të Madh, Ahmet IV dhe ndodhive më të spikatura që i përkasin asaj monarkie.
Nxjerrë në dritë
nga Vincenzo Abbondanza Romano,
kushtuar me respekt të thellë më të lartit, princit
Zotit Kardinal D. Domenico Orsini d’Aragona,
kalorës i urdhërit Mbretëror të S. Gennaros dhe Mbrojtës i Mbretërisë të dy Siçilive pranë Selisë së Shenjtë.
Në Romë
Per Luigi Vescovi e Filippo Neri,
Te zëri “Albania” ky autor pohon: “Shqipëria është provincë e Turqisë. Ky vend, 500-600 vjet më parë, ishte mbretëri. Shqipëria sot është më e madhe se ajo që do të ishte Shqipëria Maqedonase e lashtësisë. Ajo përfshin toka më tepër se Epiri. Në të përfshihet një pjesë e Dalmacisë dhe Dardania. Ajo është e përmendur për kalorësinë e saj; ajo ka korrur shumë fitore në shërbim të sulltanëve osmanë.”
1837
“Pasqyrë gjeografike-historike-politike e të gjitha kombeve të botës së bashku me Fjalorin gjeografik të përgjithshëm”. Pietro Castellano, anëtar korrespondent i Institutit dhe i Akademisë Mbretërore të Miqve të Gjeografisë, vëllimi VII, Romë, 1837.
Te zëri “Shqipëria”, kur flitet për Shqipërinë Jugore, shkruhet: “Shqipëria e Poshtme përmban Epirin e Vjetër dhe quhet shpesh Shqipëri e Re”. Ky autor në këtë libër përshkruan edhe qytetet e Shqipërisë: Tivarin, Durrësin, Ulqinin, Kavajën, Krujën, Ohrin, Janinën, Delvinën, Himarën, Butrintin, Gjirokastrën, Artën, Prevezën dhe Konicën. Ky autor në fq. 465 trimat suliotë i quan shqiptarë të vërtetë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.