Çollaku i kundërpërgjigjet homologut grek: U japim leksion për harmoninë fetare
Zv.ministri i Jashtëm, Kreshnik Çollaku ka reaguar ndaj deklaratës së homologut të tij grek, Dimitris Kourkoulas. Zv.ministri i Jashtëm i Greqisë, e cilësoi ngjarjen e “Përmetit” sit ë papranueshme dhe i kërkoi Shqipërisë respektimin e “pakicave fetare, etnike dhe kulturore, si dhe mbrojtjen e pronës së tyre.”
Çollaku thekson se, Shqipëria mund t’i japë leksione harmonie e bashkëjetese fetare Greqisë dhe shumë vendeve të BE-së.
“I pabazë pretendimi i zv.ministrit të Jashtëm grek, për respektimin e komuniteteve fetare në Shqipëri. Në çdo plan historik apo aktual, individual apo shtetëror, shqiptarët dhe Shqipëria kanë qenë e janë model i harmonisë e tolerancës ndërfetare… Në këtë plan Shqipëria mund t’u japë leksione harmonie e bashkëjetese fetare shumë vendeve të BE-së dhe ndër më të parëve Greqisë…”, shkruan Çollaku në Facebook.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.