Maqedoni, rrihet barbarisht 18-vjeçari shqiptar
I riu shqiptar, 18 vjeçar, Isuf Islami nga lagjja e Dizhonit u rrah brutalisht nga një grup prej dymbëdhjetë vetash të nacionalitetit maqedonas.
Ngjarja ka ndodhur në lgjen Lisice të Shkupit rreth orës 01:30 të ditës së sotme. Viktima ishte me dy shokë pak çaste para se të ndodhte kjo ngjarje e rëndë.
Kur u nda nga dy shokët e tij, 12 persona të nacionalitetit maqedonas iu afruan dhe pyetën se cilës kombësi i përkiste.
Sapo e kanë mësuar se i riu është shqiptar, njëri prej tyre e ka goditur në kokë me shkop të bejsbolli e pas shembjes së të riut për toke, i tërë grupi sulmoi duke derisa Islami humbi vetëdijen.
Ka qenë një kalimtar i rastit ai që lajmëroi ndihmën e shpejtë dhe policinë. 18- vjeçari është dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit.
Raporti i mjekëve ka konstatuar se Isuf Islami ka thyer nofullën e poshtme, kockën ballore, ndërsa ka pësuar edhe dëmtime serioze në unazat e qafës dhe shtyllës kurrizore.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.