Vota e fotografuar e Nokës, “Corriere” ironizon Shqipërinë

Vota e fotografuar e Nokës, “Corriere” ironizon Shqipërinë

Ministri i
Brendshëm, Flamur Noka, u shndërrua në protagonist të mediave
ndërkombëtare, në mënyrë të pavullnetshme ditën e dielë.

Gjithçka mori shkas nga
vendimi i tij për të fotografuar votën në favor të Partisë Demokratike,
në zgjedhjet e së dielës, edhe pse diçka e tillë është antiligjore dhe
në bazë të kodit të ri zgjedhor, e dënueshme deri me tetë vjet heqje
lirie.

Pasi fotografoi votën e tij, kryesuesi i listës së
deputetëve demokratë në Qarkun e Kukësit e vendosi atë në rrjetin e tij
në “Facebook”, ku mori përgëzime prej përkrahësve e militantëve të
djathtë, por dhe një varg kritikash për sjelljen e jashtëligjshme.


Vota
e fotografuar prej ministrit Noka, publikuar ne rrjetin e tij te
“Facebook”, ku qendroi per disa ore perpara se te fshihej si postim

E informuar për këtë ngjarje, “Corriere della Serra” publikoi një
fotolajm, në të cilën ironizonte: “Ndodh në Shqipëri, ministri i
Brendshëm është i pari që shkel ligjin”.

Komentin e plote te “Corrieres” mund ta gjeni ne linkun e meposhtem:

http://www.corriere.it/Primo_Piano/Esteri/2013/06/23/pop_ministro-voto.shtml

/ Top Channel

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT