Raportimet e fundit për procesin zgjedhor

Raportimet e fundit për procesin zgjedhor

Nga raportimet e
fundit nga korrespondentët e Top Channel në zona të ndryshme të vendit
mësohet se një incident elektoral është verifikuar në Cukë të Përmetit,
ku është kërcënuar me jetë kreu i një qendre votimi.

Sipas informacioneve të
fundit, komisioneri i PS, Estref Isufi është kërcënuar nga kreu i degës
së PD për këtë rreth, Klodian Muhameti.

Berat, mësuesja fotografon votën

Ndërkohë, një incident është regjistruar edhe në Berat rreth orës
16:00, kur një mësuese është kapur në flagrancë, duke fotografuar votën e
saj.

Aktualisht janë duke u zhvilluar hetime, por besohet se mësuesja ishte viktimë e presionit të një force të caktuar politike, për të votuar dhe dëshmuar përzgjedhjen pro saj.

Nuk është e qartë nëse votues të tjerë të qëndrës së votimit 3273, ku u
regjistrua incidenti, janë detyruar të votojnë votën e tyre.

Tiranë, incidente sporadike në disa zona

Ndërkohë, në Tiranë, në qendrën e votimit në shkollën “Avni Rustemi”,
situata raportohet e qetë, përveç disa problemeve sporadike që nuk kanë
cënuar proçesin.

Pjesëmarrja në këtë qendër ka qenë rreth 50
për qind, me qytetarët që janë rralluar në orët e drekës edhe për shkak
të temperaturave të larta. Gjithësesi, pritet një tjetër fluks
votuesisht në orët e pasdites.

Edhe në zonën e Kombinatit,
situata kryesisht ka qenë e qetë, me njerëzit që kanë votuar duke
shënuar një pjesëmarrje rreth 40-45 për qind. Bëhet fjalë për një
përqindje të konsiderueshme, që tregon pjesëmarrjen e lartë në këto
zgjedhje.

Megjithatë, një incident u regjistrua më herët
gjatë ditës në zonën numër 6, ku nënkryetari i KZAZ-së Anastas Peçi pati
një përplasje verbale me një deputet të PD.

“Pati një
incident në qendrën e votimit. Së bashku me nënkryetarin tjetër të
KZAZ-së shkuam atje dhe gjetëm Edi Palokën të shoqëruar. I thash të mos
hynte në qendër sepse kjo është në shkelje me Kodin Zgjedhor, por mora
një përgjigje rrugaçërore. Ai më tha: ‘hajde jashtë se ta tregoj unë’.
Jam kërcënuar”, ka treguar Peçi për Top Channel.

Dibër, proçesi kryesisht i qetë

Në qarkun e Dibrës proçesi zgjedhor është zhvilluar i qetë dhe pa
probleme duke rrjedhur normalisht. Pjesëmarrja në zgjedhje raportohet të
ketë qenë rreth 32 për qind.

I vetmi problem i konstatuar
ka qenë votimi familjar, që ka shkaktuar ndërprerje të shkurtra të
proçesit. Gjithashtu, përfaqësues të PD janë ankuar se përfaqësues të PS
janë futur ilegalisht në disa qendra votimi.

Ndërkohë, në burgun e Burrelit 18 vetë nuk kanë rezultuar në lista, pasi janë jashtë ambjenteve të burgimit me leje. 

Gjirokastër, pjesëmarrja mbi 50 për qind

Në qarkun e Gjirokastrës pjesëmarrja në zgjedhje ka kaluar 50 për
qind, ndryshe nga herët e tjera kur pjesëmarrja ka qenë e ulët.

Në katër njësi votimi fletët ngjeshen sepse nuk ka më kuti. Këtë
shqetësim e përcolli Cezar Kokoni nga FRD, që kërkoi ndërprerjen e
proçesit të votimit.

Ka një tendencë në rritje për të votuar
sepse një pjesë e madhe e njerëzve synojnë të kthehen në Greqi. Në
përgjithësi proçesi nuk ka pasur probleme serioze. 

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
               Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT