Srbljanoviç: Daçiç t’i thotë “Po” pavarësisë së Kosovës
Pranimi i pavarësisë së Kosovës do të ishte një veprim shtetformues i Serbisë, e cila me të përfundimisht do të përmbushte sovranitetin e plotë në gjithë territorin e saj, do të zgjidhte çështjen e kufijve, siguronte pavarësi në vendimmarrje, dhe para së gjithash do ta përmbushte kushtin e të pasurit të ndikimit moral të entitetit që atë sovranitet e realizon, ka thënë dramaturgia serbe, Biljana Srbljanoviç.
Ajo duke komentuar dilemën e kreut serb nëse duhet pranuar marrëveshja për veriun e Kosovës apo refuzuar, ka pohuar se përgjigja e saj është “Po”. Sipas saj, ajo jo vetëm që duhet pranuar po duhet shkuar edhe më përpara.
“Është koha që Serbia të pranojë pavarësinë e shtetit të Kosovës”,- ka shkruar ajo në një shkrim autorial për serben “NIN”, duke shtuar se është e vetëdijshme që propozimi i saj do të shkaktojë refuzim duke u lexuar si radikal dhe ekstrem.
“Në fakt këtu është thelbi i saj: Serbisë sot, 14 vjet pas marrëveshjes së Kumanovës i duhet zgjidhje radikale dhe vendim ekstremisht i guximshëm. Në Kosovë i kemi provuar të gjitha: luftën, represionin, aneksimin institucional të autonomisë së krahinës, krimet e ushtrisë dhe formacioneve paraushtarake me maskime të ndryshme në terren, vetizolimin dhe kolapsin ekonomik në emër të “interesave nacionale”, janë provuar të gjitha përveç njërës, logjik, pranimit të ndërsjellë të dy shteteve të cilat i ndajnë kufijtë”,- ka thënë ajo duke shtuar se çështje e dialogut është ardhmëria e shtetit të Serbisë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.