Rivotime në Strugë, kontestohet fitorja e Selës
Gjykata Administrative e Maqedonisë ka vendosur sot që të ketë rivotime për raundin e dytë edhe në komunën e Strugës.Me këtë vendim kontestohet fitorja e kandidatit shqiptar Ziadin Sela që në raundin e dytë.
Trupi gjykues ka vendosur që të ketë rivotime në 9 vendvotime, duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE për parregullsi.
Me këtë vendim, do të ketë rivotime për raundin e dytë në komunën e Strugës në garën midis kandidatit shqiptar Ziadin Sela dhe kandidatit maqedonas Vladimir Kocoski.
Sipas këtij vendimi, numri i votuesve ku do të ketë rivotime është 7.530 votues. Në raundin e dytë, Sela ka pasur mbi 5 mijë vota epërsi ndaj kandidatit maqedonas Kocoski.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.