Rrëzimi i kryqit, Kristos Papas: Shqiptarët po përdhosin të rënët

GREQI – Deputeti grek i partisë Agimi i Artë, Kristos Papas iu ka dërguar një letër me pyetje ministrit të Mbrojtjes dhe atij të Jashtëm, lidhur me shkatërrimin e kryqit në zonën ku kanë qenë varret e ushtarëve grekë, në fushën e Mezhgoranit, në Tepelenë.

Në letrën e tij deputeti shkruan se menjëherë “pas 99 vjetorit të autonomisë së Vorioepirit shqiptarët treguan edhe një herë furinë e tyre ndaj Greqisë, duke shkatërruar me dinamit kryqin, në zonën e varreve të ushtarëve grekë”.

“Edhe sa kohë do lejohen shqiptarët të përdhosin të rënët e luftës”? pyet Papas dhe duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm, kërkon të dijë se çfarë përpjekje diplomatike janë bërë për hetimin e incidentit, për arrestimin dhe dënimin e ashpër të autorëve.

Gjithashtu ai bën një lidhje mes zhvillimeve të fundit që lidhin dy vendet, siç është gazsjellësi TAP, duke pyetur: “Mos janë zhvendosur çështjet kombëtare dhe ligjet që mbrojnë kujtimin e të rënëve të Vorioepirit nga projekti i tubacionit TAP që kalon në Greqi dhe Shqipëri?”

Kjo interpelancë është kërkuar nga deputeti grek, vetëm disa ditë pasi policia shqiptare gjeti të rrëzuar përtokë kryqin e hequr nga ish varret e ushtarëve grekë në fushën e Mezhgoranit. Policia shqiptare tha se nuk është përdorur dinamit dhe theksoi gjithashtu se rrëzimi i kryqit nuk është bërë për qëllime fetare, pasi në këtë fushë s’ka më varrezë të ushtarëve grekë dhe nuk përjashtoi mundësinë që akti të jetë kryer nga keqbërës të ndryshëm me qëllim shfrytëzimin e tij për skrap.

Në fushën e Mezhgoranit, në Tepelenë, aty ku vite më parë kanë qënë disa varre të ushtarëve grekë, ishte vendosur një kryq i vogël metalik, rreth 1.5 metër i lartë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT