Pirro Dhima lobon për minoritetin grek

Deputeti i PASOK-ut, Pirro Dhima ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punës, Sigurisë Socialiste dhe Kujdesit, John Vroutsi ku ka diskutuar masat për ndihmën ekonomike për minoritetin grek në Shqipëri.
Dhima ka paraqitur shqetësimet e tij për masat e qeverisë për këtë çështje dhe kanë rënë dakord për një zgjidhje. Ministri Vroutsi e ka siguruar deputetin e PASOK-ut se do të gjendet një zgjidhje e re dhe se së shpejti propozimin e tij do t’ia paraqesë Ministrit të Financave.
Propozimi i iniciuar nga Dhima është hartuar në bashkëpunim me organizatat e minoritetit grek në Shqipëri. Për shkak të ndikimit të krizës financiare qeveria greke u ka hequr të drejtën e pensionit apo ndihmës ekonomike shumë familjeve që jetojnë në Shqipëri.
Pirro Dhima, i cili është shpallur tre herë kampion botë në peshëngritje ka lindur në Himarë. Ai emigroi në Greqi në vitin 1991 dhe një vit më pas mori shtetësinë greke. Titujt i ka fituar me flamurin grek,.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT