Mbrojtja, ambasadori shqiptar “i tregon” Greqisë orientimin strategjik të Shqipërisë

Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi, dje ka zhvilluar një vizitë në Shkollën Kombëtare të Mbrojtjes në Athinë.

Dervishi, siç raportojnë mediet greke, u ka prezantuar studentëve të kësaj shkolle “orientimin strategjik kryesorë të Shqipërisë”.
Në këtë vizitë, ambasadori shqiptar shoqërohej nga Atasheu për Mbrojtjen, Kolonel Drini Nikolla.
Greqia dhe Shqipëria janë vende anëtare të NATO-s por Greqia ka ende në fuqi Ligjin e Luftës për fqinjin e saj verior.
Për veç retorikës së ashpër nacionaliste në të dy anët e kufirit, mes Shqipërisë dhe Greqisë është ende pezull çështje e kufirit ujor. Marrëveshja e arritur në vitin 2009 u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT