Tur Zheji porosit Kriston për një intervistë të re

Për gati një javë News 24 jepte një skenë ku Kristo Papa, neonazisti grek me origjinë shqiptare, hidhte poshtë flamurin shqiptar. Shumë njerëz ishin të irrituar se si Tur Zheji e shikonte skenën me qetësi dhe mbi të gjitha pse e vazhdoi aq gjatë reklamën poshtëruese për flamurin.
Dyshimet shkuan deri tek Flamuri. Ky i fundit u vu në lëvizje dhe kërkoi që Panariti të marr masa dhe të shpallë ‘a non grata’ Kristo Papën.
Këtu nisi dhe gallata. Panariti mori ambasadorin grek në Tiranë dhe i njoftoi se shtetasi grek Kristo Papa është person ‘a non grata’ në Shqipëri.
-Më vjen keq, i tha ambasadori. Në Greqi ka 3750 Kristo Papa. Duhet ta specifikoni që ta njoftojmë.
-Është ai që ka fyer Shqipërinë, tha Panariti. Ka folur tek intervista e Tur Zhejit. Është ai nazisti i Agimit të Artë, i tha Panariti që po humbiste qetësinë…
-Ou, shumë mirë, i tha ambasadori. Jam shumë i gëzuar për vendimin tuaj. Do t’ia njoftojmë menjëherë. Por do të ishte mirë të bashkëpunojmë në këtë drejtim.
-Çfarë ndihme doni, tha Panariti.
-Më mirë do ishte të mos e njoftonit, dhe kur të futej në Shqipëri, ta arrestonit. Kështu shpëtojmë dhe ne në Greqi, dhe ju shqiptarët e merrni hakun. Ju nuk u ka bërë asgjë çfarë i ka bërë Greqisë, tha ambasadori, na ka nxjerrë bojën në gjithë Evropën si nazistë.
Panariti i gëzuar ia tha Ilir Metës. Ky i fundit ia tha Tur Zhejit.
-Në asnjë mënyrë, i tha Tur Zheji. Nuk duhet të arrestojmë, se e presim në besë. I kemi dhënë fjalën që po foli ashpër, do t’i përgjigjet Shpëtim Idrizi. Nuk mund ta presim në besë.
Lajmi u kthye mbrapsht dhe Panariti i tha ambasadorit grek se nuk mund ta arrestojmë, por do t’i jap përgjigjen që meriton Shpëtim Idrizi për çështjen çame.
-Unë mendoj se ai është njeri i rrezikshëm dhe duhet arrestuar, tha ambasadori grek. Por meqë ju e doni për të promovuar çështjen çame, na intereson dhe ne. Kemi kaq kohë që duam t’i mbushim mendjen Evropës që çamët kanë qenë nazistë. Na bëni shumë nder t’i ballafaqoni atë si partnerë të Agimit të Artë.
Panariti u çudit shumë nga reagimi dhe i tha sërish Metës ato që i tha ambasadori dhe ky i fundit ia tha Tur Zhejit. Turi i kënaqur mori Kristo Papën.
-E nxorëm lojën, tha. Tani ne do të shpallim ty në kërkim, ju do shpallni Shpëtim Idrizin.
Kristo e falënderoi për intervistën dhe pyeti kur do miratohet rezoluta për Çamërinë se ka ndërmend të bëjë një protestë në Athinë.
-Kam frikë se nuk do miratohet, i tha Turi.
-Si nuk do miratohet, tha Kristo. Pse? A më dhatë fjalën që do miratohej? Na duhet patjetër, s’kemi si dalim në protestë…
-Nuk e di, do flas dhe një herë me Ministrin e Jashtëm, tha Turi, po nuk janë shumë seriozë këta.
-Më thuaj sa vota keni pro, i tha Kristo, se po ishte nevoja i them dhe Spiro Kserës ta votojë se votë e fshehtë është. Na duhet patjetër.
Pas gjithë këtij mishmashi, Panariti i raportoi Flamurit.
-Kristo Papën nuk e shpallim dot person ‘a non grata’ sepse nuk duam t’i bëjmë qejfin qeverisë greke, pasi ata duan ta burgosim.
-Dakord, i tha Flamuri, por me një kusht, të japë dhe një intervistë tjetër ku të shaje vetëm Doktorin, që të mos duket sikur ka armik vetëm Shpëtim Idrizin. I ka ngelë qejfi shumë atij Burrit.
-Dakord, i themi Turit ta marrë dhe një herë, i tha Panariti, dhe të shajë vetëm Doktorin si antigrek. Po kush do ta paguajë se ai e ka 20 mijë euro dora?
-Na duhet patjetër, tha Flamuri. S’kemi pare për Zhejin ne. Po ka problem Kristo, t’i hipë avionit, të vijë në Tiranë të bëjë intervistën dhe të ikë. Nuk i themi gjë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT