Media turke: Projekti i Shqiperise natyrale eshte impresionues
Media turke vazhdon ti beje jehone pozitive Projektit te Shqiperise natyrale. Ne nje shkrim te botuar sot, Dr. Murat ARMAN, analizon gjeresisht coptimin e shqiptareve dhe lindjen e projektit te Shqiperise natyrale. Ne shkrimin me titull: Shqiperia natyrale ai shprehet se: “Shqiptarët janë populli më i dendur në ballkan. Sipas kësaj vërtetësie shteti i Shqipërisë bashkëkohore përfshin një pjesë të vogël të shqiptarëve të Ballkanit, meqë pjesa tjetër e shqiptarëve jeton brenda kufijëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Greqisë.Në 10 Qershor të 1878 me krijimin e Lidhjes së Prizrenit është tentuar të krijohet një shtet modern që do ti bashkonte shqiptarët, por ky shtet shqiptarë asnjëherë nuk është formuar.Në vitet 1912-1913 pas Luftërave Ballkanike në Konferencën Ambasadorëve të Londrës pas përshkrimit të vijave kufitare, me këto kufinjë të ri kishin mbet të dëmtuara dy popuj: Turqit edhe Shqiptarët..Turqit si humbës të luftës Ballkanike ishin dëbuar në kufijtë perendimor përtej kufirit të Edirnës. Shqiptarët përshkak së nuk i përballuan luftrave fqinjësore duke u dënuar u lanë të kënaqen me atë pak shtet të vogël.
Pra siç shihet Shqipëria e madhe ka qenë edhe ankthi i modelit të Jugosllavisë. Kjo frigë u bë shkaku kryesor i ndarjes së Jugosllavisë në shume pjesë.Pas vdekjes së Titos në Kosovë shfaqjet e filluara të shkelura nga Milosheviçi, me marrjen e një vendimi që e anulloi autonominë e Kosovës ndezi fitilin e kesaj ndarje. Pas kësaj ngjarje menjëhere Sllovenia edhe Kroacia shpallën ndarjen nga Jugosllavia dhe në pesë vitet e ardhshme të vitit 1990 u hodh litari e asaj lufte makabre që filloi. Lufta e egër në Srebrenicë e cila u kthye në një masakër, thirri pasë vetës edhe ëndrrën e bashkimit përfundimtarë të 150 viteve të Sllavëve Jugor.
Milosheviçi i cili kishte kuptuar se ardhmëria e politikës së këtij po zhdukej si lider që i mbyllte syte nga ndarja e shtetit edhe pse sulmoi në Kosovë në vitin 1999 para se hidhej firma në Këshillin e Sigurimit, me një operacion të Natos humbi, dhe Kosova defacto u nda nga Sërbia. Kjo ndarje u dekorua me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Kosovës me 17 Shkurt 2008. Dhe në javën e fundit që kaloi me pranimin nga Pakistani numri i shtetëve që pranuan Kosovën arriti 100.
Mos jetesa e shqiptarëve në kufijt e tyre natyral nuk mbeti vetëm me problemin e Kosovës, por vazhdoi edhe me shtetin e Maqedonisë. Pas konfliktit etnik që ndodhi mes maqedonëve dhe shqiptarëve në fund të vitit 2001 duke filluar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit nga pranimi i vetos së pakicës u sigurua një status i lartë. Të gjitha këto ngjarjë mund të kualifikohen si një tentativë e fshirjes së gabimit të madh i cili është bërë 100 vjet më herët.
Patjetër se zgjidhja e problemit të Shqipërisë nuk është përshkrimi kufinjëve të rinjë. Kufinjtë e ri përveç konflikteve të reja do të hapte edhe luftëra të reja. Por është mëse hapur se edhe problemi i pazgjidhur shqiptarë nuk do të siguronte paqen dhe stabilitetin përfundimtar në Ballkan.
Në drejtim të këtij problemi erdh një propozim nga Koço Danaj. Danaj, si kryetarë i krijimit të ashtuquajturës idea e “A Platform for Natural Albania”, ai është një nga aktorët e njohur në politikën e Shqipërisë. Si këshilltarë në qevërinë Nano, më pastaj e vazhdoi në qeverinë e Ilir Metës. Danaj, me pas krijoi istitutin me emër Institute for Regional Prognosis, në të njëjtën kohë kryen edhe kryeeditori e një gazete online të quajtur Shqipëria Natyrale.
Danaj me projektin të cilit i jep emrin Shqipëria Natyrale propozon zgjedhjen e problemit të Shqiptarëve në Ballkan. Danaj, propozon për shqiptarët që jetojnë jashta shqipërisë dhe një pjesë dërmuese që jeton në pesë pjesë duhet të posedojnë institucionet e veta të pavarura, në këtë aspekt pa ndryshimin e kufijve populli do ti përballonte ndarjes kulturore.Sipas këtij projekti shqiptarët që do të ecnin të lirë nëper këto pjesë, do të bëheshin të aftë të drejtonin vetën pa e prishë stabilitetin në Ballkan.
Është impresionues projekti i Danaj. Edhe pse Kosova në të vërtetë në shumë gjëra është e lidhur më Shqipërinë, duke përfshirë edukimin dhe arsimimin ajo ka siguruar një integrim pozitiv. Edhe Maqedonia me marrëveshjen e Ohrit mori në garancion që Shqiptarët ti përcaktojnë vet udhëheqjet e tyre lokale. Në këtë pikë nyja më e madhe lidhet me qëndrimin e Greqisë.Duke marrë parasyshë krizën ekonomike që po përjeton Greqia dhe ardhjen në pushtet të anës djathtë e cila ngrit etnicitetin e quajtur Agimi i Artë në Greqi, mund të parashohim se një propozim i tillë për Greqinë nuk do të mirëpritej nga ajo. Në këtë anë Bashkimi Evropian i cili vite me radhë tregohet si një futbollist i cili ik nga topi që i pasohet mbesim të mendojmë se mendimi i krijimit të Shqipërisë Natyrale do të ishte shumë i vështirë.”
Shkrimi ne kete adrese http://www.baskentankara.com/dogal-arnavutluk-makale,231.html
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.