Serbë të uniformuar patrullojnë në veri

Dhjetëra persona të uniformuar janë parë që nga nata e mbrëmshme duke patrulluar nëpër rrugët e veriut të Mitrovicës me automjete ‘Lada Niva’ dhe xhip ‘Pajero’, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, ata dyshohet të jenë pjesëtarë të MUP-it serb, por të uniformuar me xhaketa të kaltra në të cilat shkruan në alfabetin cirilik ‘Mbrojtja Civile’ dhe në anglishte ‘Civil protektion’.

“Janë të ndarë në disa lokacione, si tek barrikada mbi urën e Ibrit, pastaj tek spitali, gjykatat dhe në fshatin Rudare të Zveqanit”, kanë thënë burimet, duke shtuar se ka raste edhe kur ndalojnë automjete për t’i kontrolluar.

Burimet më tej kanë shtuar se drejtori i zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka hyrë të dielën rreth orës 10:00 në territorin e Kosovës përmes rrugëve alternative në Jarinjë dhe është nisur në drejtim të Mitrovicës, ndërsa zëvendësi i tij, Aleksandar Stojanoviq tani veç ndodhet këtu.

Ndryshe, disa delegacione serbe kanë vizituar të dielën barrikadën kryesore mbi Ibër, siç është kryetari i qytetit të Kralevës me bashkëpunëtorë, ndërsa në kohën kur po raportojmë janë duke u dëgjuar rafale të të shtënave automatike në afërsi të urës.

Po ashtu, në këtë momente sapo kanë arritur në Mitrovicë dy autobusë përplotë delegacione nga qytetet e ndryshme të Serbisë, ku po shfrytëzojnë rastin të bëjnë foto afër barrikadës së urën Ibër.

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë kanë shtuar prezencën e tyre tek ura.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT