Pirro Dhima përbuzet: Nuk do të bëhesh kurrë grek
Një incident jo i këndshëm ndodhi me peshëngritësin me origjinë shqiptare, Pirro Dhima, teksa doli nga salla ku sapo kishte votuar pro anulimit të Fondit të Gazetarëve, gjë kjo që ngjalli reagimin e dhjetëra gazetarëve që ishin mbledhur aty.
Ata e kanë përbuzur atë dhe madje filluan edhe ta ofendonin!
Ndër thirrjet e tyre përbuzëse ishin “Alvane, alvane, grek nuk do të bëhesh kurrë” si dhe “Turp, turp, të bëmë njeri, kurse ti na heq bukën e gojës”.
Një arsye tjetër, e cila shkaktoi zemërimin e gazetarëve dhe shumë qytetarëve të tjerë grekë, që ishin të pranishëm aty, ishte fakti se Pirro Dhima votoi pro të gjitha masave shtrënguese të qeverisë së koalicionit, ndërsa kohët e fundit flitet dhe për një “flirt” të tij me partinë e Demokracisë së Re, ndërsa ai është deputet i zgjedhur i partisë së PASOK-ut, shkruan Koha.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.