Lista e CIA-s, Shqipëria s’është superfuqi energjetike, por në fund të renditjes
Shndërrimi i Shqipërisë në superfuqi të vogël energjetike duket se do të mbetet thjesht një projekt në letër i qeverisë së kryeministrit Berisha. Për sa i takon prodhimit të energjisë, në një listë të publikuar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA), shqiptarët renditen të parafundit në rajon. Sipas saj vendi ynë është ndër më pak performuesit e rajonit. Shqipëria gjendet në fund, jo vetëm në listën e CIA-s, por dhe në raportet e vetë INSTAT-it, që raporton importet e rritura vit pas viti. Në listën e hartuar nga CIA Shqipëria renditet 117 duke lënë pas, përveç Kosovës edhe Angolën e Mongolinë, Etiopinë dhe Nepalin.
Raporti
Në fokusin e Agjencisë CIA Shqipëria ndodhet e treta nga fundi në Ballkan dhe e 117-ta sa i takon prodhimit të energjisë elektrike me 5. 2 miliardë kilovat/ orë në 2009-ën, duke shënuar një rritje të lehtë në 2010 dhe një rënie të ndjeshme që nis nga 2011 dhe deri më tani. Raporti u referohet prodhimit tëhidrocentraleve, termocentraleve, të cilat kanë prodhim zero, impianteve private dhe koncesionareve. Të gjithë komponentët arrijnë të plotësojnë më pak se 50 % të prodhimit në vend duke diktuar importimin e pjesës tjetër për të mbuluar nevojat e vendit.
Lista
Bazuar në raportin e CIA-s, në vendin e 15-të ndodhet Italia, e cila prodhon 279miliardë kilovat/ orë, në vendin e 22-të është Turqia me 201,2 miliardë kilovat/ orë në vendin e 45-të është Rumania me 57,3 miliardë kilovat/orë, në vendin e 46-të është Greqia me 57.1 miliardë kilovat/orë. Ndërkohë në vendin e 59- të është Bullgaria me 39,9 kilovat/orë, në 62-it është Serbia me 36 miliardë kilovat/orë, në vendin e 82-të është Bosnja dhe Hercegovina me 15 miliardë kilovat orë dhe në Maqedonia në vendin e 110-të me 6,3 miliardë kilovat/orë. Sipas raportit mes Shqipërisë dhe Kosovës është Xhamajka. Ndërkohë superfuqi në prodhimin e energjisë elektrike mbetet Kina, Amerika, Bashkimi Evropian i ndjekur nga Rusia dhe Japonia.
Prodhimi
Të dhënat zyrtare të INSTAT-it dëshmojnë se prodhimi i hidrocentraleve u ul me rreth 19.5 % duke dhënë ndikimin kryesor në rënien e burimeve të energjisë elektrike. Sipas të njëjtit burim, importi i i energjisë është 1,706 GW/h në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm ishte 1,452 GW/h. Ndërkohë që humbjet në rrjet janë rritur me 50.3 % gjatë gjashtëmujorit të parë 2012 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Deklarata e Berishës Në dhjetë ditë më parë, në një mbledhje të qeverisë, kryeministri Berisha paralajmëroi se qeveria, jo vetëm do t’u heqë kontratat kompanive që nuk kanë respektuar afatet, por do të shohë mundësinë, që ato të mos përfshihen më në garë për marrjen e lejeve koncensionare. “Duhet që kontrata të zbatohet, që do të thotë se pas skadimit të afatit ata kanë humbur kontratën. E di qe keni nisur gjoba dhe paralajmerime, por është koha të zbatohet vendimi i qeverisë, sepse interesi në fushën e energjisë është shumë i madh. Këta bllokojnë kaskada shumë të përshtatshme për investim. Shkelja është bërë me miratimin tonë, që kemi zgjatur afatet, por dikush tjetër duhet të këtë shansin”- deklaroi kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Raporti mbi prodhimin e energjisë në gjithë botën
Lista e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës për prodhimin e energjisë në kilovat/ orë (KW/h)
1 World 20,680,000,000,000
2 China 4,604,000,000,000
3 United States 4,120,000,000,000
4 European Union 3,345,000,000,000
5 Russia 983,200,000,000
6 Japan 937,600,000,000
7 India 880,000,000,000
8 Canada 580,600,000,000
9 Germany 576,800,000,000
10 France 539,000,000,000
11 Brazil 489,500,000,000
12 Korea, South 459,500,000,000
13 United Kingdom 352,700,000,000
14 Spain 279,600,000,000
15 Italy 279,000,000,000
16 Mexico 254,400,000,000
17 Australia 241,500,000,000
18 South Africa 232,100,000,000
19 Iran 213,700,000,000
20 Taiwan 213,200,000,000
21 Saudi Arabia 212,300,000,000
22 Turkey 201,200,000,000
23 Ukraine 164,500,000,000
24 Indonesia 156,000,000,000
25 Thailand 147,900,000,000
26 Sweden 147,800,000,000
27 Poland 147,500,000,000
28 Egypt 136,600,000,000
29 Venezuela 123,100,000,000
30 Norway 122,200,000,000
31 Argentina 116,000,000,000
32 Malaysia 112,000,000,000
33 Netherlands 108,000,000,000
34 Vietnam 106,000,000,000
35 Pakistan 93,350,000,000
36 Belgium 89,250,000,000
37 Kazakhstan 86,200,000,000
38 United Arab Emirates
83,310,000,000
39 Czech Republic 80,440,000,000
40 Finland 76,160,000,000
41 Philippines 64,160,000,000
42 Austria 63,980,000,000
43 Switzerland 63,980,000,000
44 Chile 59,750,000,000
45 Romania 57,340,000,000
46 Greece 57,110,000,000
47 Colombia 56,280,000,000
48 Paraguay 54,410,000,000
49 Israel 53,550,000,000
50 Kuwait 51,320,000,000
51 Portugal 50,300,000,000
52 Uzbekistan 47,370,000,000
53 Singapore 45,370,000,000
54 New Zealand 43,400,000,000
55 Hong Kong 41,220,000,000
56 Syria 40,860,000,000
57 Iraq 40,780,000,000
58 Algeria 40,220,000,000
59 Bulgaria 39,970,000,000
60 Peru 38,700,000,000
61 Denmark 36,390,000,000
62 Serbia 36,060,000,000
63 Bangladesh 35,700,000,000
64 Hungary 35,340,000,000
65 Libya 28,600,000,000
66 Belarus 28,550,000,000
67 Slovakia 27,700,000,000
68 Ireland 26,350,000,000
69 Qatar 22,280,000,000
70 Puerto Rico 20,710,000,000
71 Korea, North 20,450,000,000
72 Morocco 20,090,000,000
73 Nigeria 18,820,000,000
74 Oman 18,590,000,000
75 Azerbaijan 17,850,000,000
76 Ecuador 16,880,000,000
77 Cuba 16,880,000,000
78 Mozambique 16,790,000,000
79 Iceland 16,770,000,000
80 Tajikistan 15,950,000,000
81 Slovenia 15,610,000,000
82 Bosnia and Herzegovina 15,040,000,000
83 Turkmenistan 15,020,000,000
84 Kyrgyzstan 14,900,000,000
85 Tunisia 14,760,000,000
86 Croatia 14,670,000,000
87 Lithuania 13,470,000,000
88 Jordan 13,420,000,000
89 Lebanon 12,980,000,000
90 Estonia 12,890,000,000
91 Dominican Republic 12,300,000,000
92 Bahrain 11,340,000,000
93 Sri Lanka 10,710,000,000
94 Zambia 10,200,000,000
95 Georgia 10,100,000,000
96 Uruguay 9,500,000,000
97 Costa Rica 9,113,000,000
98 Ghana 8,764,000,000
99 Guatemala 8,146,000,000
100 Congo, 7,750,000,000
101 Zimbabwe 7,615,000,000
102 Armenia 7,432,000,000
103 Trinidad and Tobago 7,271,000,000
104 Bhutan 6,826,000,000
105 Bolivia 6,611,000,000
106 Kenya 6,573,000,000
107 Panama 6,546,000,000
108 Sudan 6,509,000,000
109 Latvia 6,460,000,000
110 Macedonia 6,390,000,000
111 Yemen 6,339,000,000
112 Honduras 6,326,000,000
113 El Salvador 5,728,000,000
114 Burma 5,708,000,000
115 Cameroon 5,589,000,000
116 Cote d’Ivoire 5,533,000,000
117 Albania 5,209,000,000
118 Jamaica 5,208,000,000
119 Kosovo 5,160,000,000
120 Cyprus 4,887,000,000
Ornela Manjani
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!” Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.