Ditari i gjeneralit nazist: Fyhreri “donte një Shqipëri të pavarur me inisiativën e vet.”
Zbardhja e ditarit të kryekomandantit gjerman gjatë luftës në Shqipëri, Herman Nohembaher, vjen sot te Gazeta Shqiptare nga Fatos Veliu. Në këtë ditar përveç të tjerash vjen dhe informacioni se fyhreri i deklaroi gjeneralit Nohembaher se “donte një Shqipëri të pavarur me inisiativën e vet.” Ai i quan malet tona magjepsëse, dhe përshkruan aterrimin e tij ndërsa rrugët ishim mbushur me italianë të trembur. Tanush Mulleti, nipi i prefektit gjithashtu dëshmon se ai kishte miqësi të hershme me Qazim Mulletin, ishte miku i tij personal, dhe e emëroi Prefekt të klasit të parë me kompetenca të plota. Tanush Mulleti rrëfen se “në kohën e gjermanit u riktyen të gjitha rregullat dhe procedurat e kohës së Zogut, duke filluar që nga himni kombëtar, që nga mënyra e nderimit të ushtarakëve, që nga shqiponja në flamur, etj.”
A është kjo ajo që mund të quhet Shqipëri e Pavarur? “(…) Por unë do t’ju kujtoja se pavarësia është ajo që shkresat zyrtare kanë qenë të gjitha me kokën e tyre me shqiponjën dykrenore, madje atë që ka qenë në kohën e Ismail Qemalit. Po ashtu, në krye të shkresave që firmoseshin nga autoritetet shqiptare shënohej ‘Shteti Shqiptar’,” Thotë Tanush Mulleti. Ne.Su.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!” Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.