Bulevardi i Elbasanit ndryshon emër, Aqif Pasha në vend të Qemal Stafës

Elbasan- Këshilli Bashkiak i qytetit të Elbasanit ka vendosur të ndryshojë pas 60 vitesh emrin e bulevardit qendror të këtij qyteti.

Pas një propozimi të prefektit të Qarkut, sheshi kryesor “Qemal Stafa” tanimë do të njihet me emrin “Aqif Pasha”, në mirëkuptim të plotë nga anëtarët e Këshillit.

Këshilli i Qarkut tha se janë planifikuar të zhvillohen me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar aktivitete të shumta, që përkojnë me 28 nëntorin, ku Aqif Pasha ka luajtur rolin më të rëndësishëm në shpalljen e pavarësisë.

Po ashtu 37 firmëtarëve të pavarësisë së Elbasanit i është dhënë titulli ‘Qytetar Nderi” si dhe figurave historike Mithat Frashëri, Visarion Xhuvani, Alush, Saraçi, Ymer Saraçi, Sheh Ibrahim Guma dhe Çarls Standford Erikson.

Kryeministri Berisha vazhdimisht kishte bërë apel për një rishikim të historisë pasi sipas tij një figurë historike emërton disa objekte njëherësh, mes tyre shtatore, rrugë dhe buste, kurse të tjerë janë nën pluhurin e harresës paçka kontributit të paçmuar që kanë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ndër to ishte edhe figura e patriotit “Qemal Stafa” që sipas kryeministrit emrin e tij e mban stadiumi kryesor, bulevarde, rrugë, shkolla etj. Pas këtyre deklaratave një valë kritikash dhe debatesh u ngritën mbi çështjen për të cilat kryeministri u përgjigj që nuk synonte të ulte vlerat e asnjë heroi kombëtar, por t’i jepte secilit vendin që i takon në librin e historisë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT