Neonazistët do festojnë çlirimin e Greqisë në Këlcyrë
Aleanca KuqeZi ka akuzuar qeverinë shqiptare se është duke bërë pazare më neonazistët grekë, të cilët kanë lajmëruar se ditën e nesërme do të festojnë çlirimin e Greqisë në Këlcyrë. Bëhet fjalë për aktivistë të partisë ekstremiste Agimi i Artë.
“Nesër neonazistët festojnë në Këlcyrë çlirimin e Greqisë. Qeveria bën pazar me qarqet radikale greke, do t’i ndalojmë vetë neonazistët në kufi”, thuhet në një deklaratë të AK-së, e cila kërkon reciprocitet diplomatik ndaj Greqisë, ku sipas saj, për çdo çam të kthyer, të ndalohet një grek.
Aleanca KuqeZi e ka cilësuar si të papranueshme këtë gjë, duke thënë se Këlcyra dhe Përmeti janë territore shqiptare dhe nuk mund të lejohen neonazistët grekë të festojnë çlirimin e Greqisë, duke provokuar kështu shqiptarët.
“Aleanca Kuq e Zi e konsideron këtë veprimtari jo më një incident të pashembullt, por një skandal diplomatik, i cili kërkon një reagim zyrtar nga diplomacia e shtetit shqiptar, që me shumë gjasa nuk do të ndodhë. Ditën e shtunë pritet të mbërrijnë në qytetin e Përmetit përfaqësues të organizatave që synojnë destabilizimin e Jugut të Shqipërisë nën emrin e lëvizjeve për çlirimin e të ashtuquajturit Vorioepir. Këto organizata do të tubohen në Grykën e Këlcyrës tek manastiri i famshëm që vendosen eshtrat e ushtarëve grek, të cilat i nxori prifti i Kosinës. Ditën e nesërme këto organizata dhe shumë individë do të manifestojnë duke pretenduar se Përmeti dhe Këlcyra janë tokë greke dhe sipas tyre djepi i Vorioepirit, e cila duhet t’i bashkohet Greqisë”, ka deklaruar përfaqësuesi i AK-së, Augent Xhaferaj.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.