Në Shqipëri uji i çezmës është i rrezikshëm

Uji i pijshëm. që na rrjedh në çezma. nuk është i përshtatshëm për t’u pirë, raporton e përditshmja Shqip. Për shkak të kanalizimeve, ndërprerjeve në rrjet, ndotjes, shpimit të tubave, depozitave dhe pompave personale të qytetarëve sjellin rrezik të madh, duke prurë në shtëpitë tona një ujë jo të pastër për t’u konsumuar.
Në përgjithësi, rezultatet e monitorimit të cilësisë së ujit sugjerojnë se uji i pijshëm që ofrojnë shumë prej shoqërive është i papërshtatshëm për t’u pirë. Luhatjet e raportuara në normat e sigurisë për cilësinë e ujit të pijshëm krahasuar me vitet e kaluara kanë ngritur shqetësime lidhur me ekspozimin e konsultoreve ndaj një niveli të papranueshëm risku nga rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm.
Ajo që përbën një shqetësim akoma edhe më të madh, është pasiguria që rrethon besueshmërinë e të dhënave mbi ujin e pijshëm.
“Duke qenë se në rezultatet e vetëdeklaruara të analizave të ujit nuk është e mundur që të krahasohen me të dhëna nga burime të tjera apo të vërtetohen dhe informacioni në dispozicion lidhur me mënyrat e kampionimit e procedurat e testimit është i pamjaftueshëm, nuk mund të përjashtohet mundësia që nivelet e normës së sigurisë të cituara në analizën e mësipërme mos të pasqyrojnë një pamje të vërtetë”, thuhet në raportin e performancës për shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve të Entit Rregullator të Ujit të Shqipërisë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT