Regjistrimi “fsheh” mbi 700 mijë kosovarë të diasporës

Rezultatet përfundimtare të regjistrimit banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës, nuk përmbajnë shifrën prej mbi 700 mijë qytetarëve të Kosovës që u larguan në dy-tri dekadat e fundit nga vendi, si dhe numrin e banorëve të tri komunave veriore.

Sipas Agjencisë për Statistika e Kosovës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian, numri i banorëve të Kosovës, pa veriun, kalon shifrën prej mbi 1 milion e 730 mijë vetash. Por, në këtë shifër nuk është përfshirë numri i banorëve që u larguan nga Kosova nga vitet ‘90 e këndej, ndonëse është bërë edhe një regjistrim i tyre (në bazë të deklaratave të familjarëve të tyre në Kosovë).

Këshilltari politik në Ministrinë së Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Xhevdet Sfarça, thotë se në bazë të regjistrimit të fundit, pavarësisht që ato shifra ende nuk janë publikuar, del se 1/3 e popullsisë së Kosovës jeton jashtë vendit dhe bëhet fjalë për largimin e tyre këto dy-tri dekadat e fundit, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

“Nëse flasim për diasporën… mund të jenë diku rreth 700 – 800 mijë”, thekson Sfarça.

Shifra prej 700 mijë kosovarëve që konsiderohet se jeton në diasporë, nuk përmban numrin e ish-banorëve të Kosovës, të cilët ende konsiderohen si diasporë kosovare që jeton kryesisht në Turqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Numri i kësaj diaspore është shumë më i madh”, thotë zëdhënësi Sfarça. “Po flasim për pjesën e diasporës që kanë dalë nga vendi dy-tri dekadat e fundit. Ndërkaq, sa i përket komplet diasporës, ne e dimë që në Turqi jetojnë me miliona, pastaj në SHBA ku ka një pjesë të madhe të popullsisë me origjinë shqiptare nga Kosova etj.”.

Ndërkohë, Agjencia për Statistika ka kumtuar, po ashtu, se rezultatet nuk përmbajnë edhe numrin e banorëve në tri komunat veriore, të cilat dominohen nga popullata serbe. Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar regjistrimin e serbëve, por jo vetëm në veri, mirëpo në gjithë Kosovën. Një tendencë e tillë, është kundërshtuar jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por edhe nga prania ndërkombëtare.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT