Deklaratë shokuese në Greqi: S’jam shqiptar, as ndihem i tillë, jam grek (FOTOT)

Athinë – Është pa pikë dyshimi, shtetas shqiptar, i lindur dhe rritur në Shqipëri. Por pasi ka shumë vite që jeton në Greqi dhe për më tepër, është bërë ithtar i një organizate ekstremiste, më tej parti që në Parlamentin grek ka marrë zgjerim ca si shumë, Hrisi Avgji ose Agimi i Artë. Kurse siç evidenton noa.al, është dhe krahu i djathtë i deputetit grek të Agimit të Artë, Konstandin Varvarudhi.

Roberti, një 36 vjeçar që është shumë aktiv në botën e rrjeteve sociale ka madje dhe një linjë mode që quhet Roberto Haidi Fashion. Ai siç shikoni dhe fotot më poshtë, kuron edhe imazhet e Agimit të Artë.

Por mediat greke ditët e fundit e kanë etiketuar Robertin si një shqiptar dhe duke thënë madje se nuk është as nga i ashtuquajturi Vorio Epiri, pra jugu i Shqipërisë ose ëndrra absurde greke për ta quajtur pjesë e Greqisë.

Roberti ka reaguar i zemëruar duke deklaruar se nuk është shqiptar. Mediat greke kanë pohuar se vetë emri Robert është gjerësisht i përdorur në Shqipëri nga katolikët dhe kanë theksuar se ortodoksët nuk përdorin të tilla emra për meshkujt.

Këto komente në shtyp kanë nxitur reagim të fuqishëm tek Roberti.

Janë vëllezërit e të zinjve, janë ata që nuk e nxjerrin fytyrën e vet. Jam epiriot dhe do ta mbroj atdheun tim deri në vdekje”, – thotë Roberti duke nënkuptuar sigurisht Greqinë si atdheun e tij. Ndërsa si foto kryesore të faqes së tij në Facebook, ka atë me një bluzë ku është stampuar një kryq i madh i thyer, simbol i Hitlerit, të cilin simpatizantët e “Agimit të Artë” e kanë udhëheqësin e tyre shpirtëror.

Roberti ka bërë një deklaratë publike që gjeni të plotë më poshtë:

“Unë jam vorioepirot, gruaja ime është greke nga Agrinio dhe ka një biznes, që kur ishte 20 vjeçe. Në vitin 1991 u martova në kishën e Shën Kristoforit në Agrinio dhe ju e dini shumë mirë se në kishë nuk martohesh dot po qe se nuk je i pagëzuar. Në Shqipëri mediat më kanë akuzuar si nacionalist grek dhe tani papritmas në Greqi akuzohem si shqiptar. Ata që më akuzojnë mua, janë ata që shitën Vorio Epirin tek shqiptarët, ata që nuk respektojnë protokollin e Korfuzit të vitit 1914 dhe që nuk e tregojnë kurrë fytyrën e tyre. Unë jam vorioepirot dhe do të luftoj për vendin tim deri në vdekje”.

Në deklaratën e tij Roberti bën edhe një tregim të detajuar të vetes dhe familjes:

“Emri im është Robert, jam biri i Thomait dhe Athinasë, nipi i Antonit dhe Sotirës dhe stërnip i Aristidhit dhe Penelopit. Kam lindur në Sarandë dhe u rrita në fshatin Lukovë të Himarës, një vend i Epirit me histori 4 mijë vjeçare.

Kur isha një vjeç u pagëzova me këtë emër dhe kur shkova në Greqi kërkova të pagëzohesha përsëri, por Gjerasimos, ati im shpirtëror në Agrinio, që më njeh shumë mirë mua dhe familjen time, më tha se nuk lejohet pagëzim i dytë.

Kam marrë pjesë në Kampionatin e Peshëngritjes për profesionistë, kam studiuar dhe kam 2 diploma universiteti për Agronomi dhe Fizkulturë, kam punuar si mësues në Delvinë. Kur në Shqipëri sundonte regjimi komunist, kërkova azil politik në Greqi me argumentin se “jam armik i regjimit komunist në Shqipëri”.

Unë kam biznesin tim, (Perfect) dhe tani quhet “Roberto Chaidi Fashion”, një firmë mode që është e njohur nga Bashkimi Europian”. Në Vorio Epir kam biznes familjar, Hotel Palace që është nderuar me çmim nga Tripadvisor. (zgjohushqiptar.com)

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT